GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Yjet e ‘Friends’ thyejnë heshtjen për vdekjen e Matthew Perry

09:48 - 31/10/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Yjet e ‘Friends’ thyejnë heshtjen për vdekjen e Matthew Perry
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Yjet e spektaklit televiziv “Friends” kanë thyer heshtjen e tyre për vdekjen e paimagjinueshme të Matthew Perry.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar nga humbja e Mattheë,” thanë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer në një deklaratë të përbashkët për People të hënën. “Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë seriali. Ne jemi nje familje.”

Kjo është deklarata e parë publike për vdekjen e Perry nga kolegët  e tij Aniston, Cox, Kudrow, LeBlanc ose Schwimmer.

“Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim një moment për të vajtuar dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme,” thuhet në deklaratë. “Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë për familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Nga viti 1994 deri në vitin 2004, secili nga pesë aktorët u shfaq në çdo episod të të gjitha 10 sezoneve të serialit të NBC së bashku me Perry, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles të shtunën në moshën 54-vjeçare.

Pas një hetimi fillestar, eksperti i kontesë së Los Anxhelosit ka shtyrë dhënien e një shkaku të vdekjes, i cili mund të kërkojë disa javë kohë për t’u përcaktuar.

Një tjetër aktore në zi publike për Perry-n të hënën ishte edhe Salma Hayek, bashkëpunëtore e tij në filmin  e vitit 1997 “Fools Rush In”, për të cilin Perry kishte thënë se ishte ndoshta filmi i tij më i mirë.

“Më janë dashur disa ditë për të trajtuar këtë trishtim të thellë. Ekziston një lidhje e veçantë që ndodh kur ndan ëndrrat me dikë dhe së bashku punon për to,” tha Hayek në një postim në Instagram.

“Përgjatë viteve, ai dhe unë e gjetëm veten duke kujtuar atë kohë domethënëse në jetën tonë me një ndjenjë të thellë nostalgjie dhe mirënjohjeje. Miku im, ti je larguar shumë shpejt, por unë do të vazhdoj të vlerësoj marrëzitë e tua, këmbënguljen dhe zemrën tënde të dashur.”

 

Etiketa: Friendsperry

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
VIDEO/ Merret peng një person në një zyrë postare…

VIDEO/ Merret peng një person në një zyrë postare...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë ka filluar të premten pasdite, pasi transportuesit serbë...

Lexo më shumë
Trump paralajëron Mbretërinë e Bashkuar për marrëveshjen me Kinën: Është shumë e rrezikshme

Trump paralajëron Mbretërinë e Bashkuar për marrëveshjen me Kinën: Është shumë e rrezikshme

16:59 - 30/01/26
Erion Veliaj përgatitet të dërgojë çështjen në Strasburg, do të përdorë si provë “kafazin metalik”

Veliaj sërish në dyer e GJKKO/ Kryebashkiaku kërkon zëvendësim të masës së arrestit në burg

16:45 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

“Telefoni i Berberit, jo provë”/ Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

16:15 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com