GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta false, arrestohen 2 kinezët

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta false, arrestohen 2 kinezët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë që paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut. Sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës së përditshme për t’iu ofuar shërbim korrekt shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që hyjnë ose dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë shtuar kontrollet për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë: J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Etiketa: kinezetKryesore1Rinas

Lajme të lidhura

Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave
Aktualitet

Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave

13:26 - 15/10/26
Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!
Aktualitet

Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!

13:13 - 15/10/26
Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët
Aktualitet

Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët

13:04 - 15/10/26
Para
Zhdukja e dokumenteve në Kadastrën e Tiranës, Prokuroria nis hetimet

Konflikti mes ndërtuesve, banorët protestojnë para prokurorisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave
Aktualitet

Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave

13:26 - 15/10/26

Protesta e sotme ka vijuar me përplasje të studentëve dhe gjimnazistëve me forcat e policisë. Pas disa aksioneve të rruga...

Lexo më shumë
Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!

Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!

13:13 - 15/10/26
Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët

Policia nuk kursen dhunën ndaj të miturve, godasin me shkopa gome gjimnazistët

13:04 - 15/10/26
Edhe Durrësi në protestë, të rinjtë ndezin zjarr para bashkisë

Edhe Durrësi në protestë, të rinjtë ndezin zjarr para bashkisë

12:50 - 15/10/26
Protestat në Tiranë, pezullohet përkohësisht transporti publik

Protestat në Tiranë, pezullohet përkohësisht transporti publik

12:40 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com