Edi Paloka, deputet i PD-së, u shpreh sot se opozita nuk do të lejojë në asnjë moment që Kuvendi të zhvillojë punimet normalisht, sikur asgjë nuk ka ndodhur.
“Nuk do të lejojmë në asnjë moment që ky Parlament të bëjë sikur gjithçka është normale. Opozita praktikisht është eliminuar. E kam thënë dy vjet para që kjo do ndodhte sepse e di se çfarë mund të presësh nga një si Rama. Opozita në Parlament s’ka më punë pasi nuk vlen fare. Na janë hequr të gjitha të drejtat. Për të folur flasim edhe në rrugë, na kanë eliminuar të gjitha të drejtat kushtetuese që ka opozita. Tetë komisione parlamentare kemi kërkuar. Në komisionet e para, dilte Taulant Balla dhe thoshte se ne do të ndryshojmë ligjin”, tha Paloka.
Nga studio e News 24, Paloka e ka konsideruar krejtësisht të papranueshme përdorimin e gardistëve me urdhëra politikë.
“Hyri Gazment Bardhi në kryesinë e Kuvendit dhe pa që në çdo derë të komisioneve kishin vendosur gardist. Mirë që nuk kishin vënë gardist edhe te dera e banjës. E dini ju që kishte mbledhje OSBE në kryesinë e Kuvendit dhe i kishin mbyllur brenda. Ndërhymë në që u hap dera.
Na ka rritur së fundmi edhe rrogat Edi Rama, mbase për këtë e ka bërë që të mbyllim gojën. Jemi kthyer vetëm në rrogë marrës, nuk na lejohet të bëjmë asgjë tjetër. Sot u futën disa nga ne dhe hapën zyrën e Nikollës. Doli një punonjës aty dhe tha “keni hyrë në zyrë private”. Ata mendojnë se zyra e shtetit është zyrë private”, theksoi Paloka.
I pyetur se pse opozita nuk ndjek rrugën ligjore, Paloka tha se drejtësia sot është me regji.
“E gjithë kjo reformë u bë nga Soros që drejtësia të kalonte në duart e Ramës që të sulmonte dikë dhe të mbronte dikë tjetër. Drejtësi me regji, dënon atë që do. Del e thotë se ja i dënova. Dënohet kush do Rama. Është drejtësi me regji të plotë nga Edi Rama. Shih çfarë ndodhi me Arbi Malltezin. Kanë dalë përgjimet nga Franca ku të dënuar me vrasje nuk u sekuestrohet pasuria, Malltezit ia sekuestroi ditën e parë”, shtoi ai.
Discussion about this post