GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditi me thikë fqinjin, arrestohet shqiptari/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditi me thikë fqinjin, arrestohet shqiptari/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 40-vjeçar shqiptar, raportohet se është arrestuar nga policia italiane, pasi sulmi me thikë fqinjin e tij, pas një debati që zhvilluan mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, mes zonave Tor di Miele dhe Stufa Pigna Castello.

Dy 40 vjeçarët me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë atje me familjet e tyre, kanë pasur një debat shumë të ashpër pranë shtëpive të tyre.

Sipas dëshmive të para, njëri prej të dyve po digjte disa gjethe dhe drurë në hapësirën pranë shtëpisë së tij dhe tymi kishte mbuluar edhe shtëpinë e tjetrit, i cili ishte i acaruar nga ajo që po ndodhte.

Ky i fundit kishte urdhëruar bashkatdhetarin të shuante zjarrin: pa marrë përgjigje, dy fqinjët ishin ofenduar rëndë dhe nga fjalët do të kalonin në veprime. Papritur u shfaq një thikë dhe njëri prej të dyve pësoi më të keqen, mori një plagë me thikë në shpatull.

I plagosuri u rrëzua në tokë i gjakosur. Kanë qenë familjarët e të plagosurit që kanë bërë menjëherë kërkesën për ndihmë dhe pak më vonë në zonë kanë mbërritur 118 dhe automjetet e karabinierëve me sirena.

Sulmuesi u ndalua menjëherë dhe u identifikua nga karabinierët e stacionit Ferentino, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e tjera të njësisë të kompanisë Anagni.

Thika u sekuestrua nga karabinierët. Sulmuesi u dërgua në burgun e Frosinone. Akuza e parë e vrasjes së mbetur në tentativë, ndoshta për arsye banale, është konfirmuar dje në përfundim të hetimeve për rastin.

Bashkatdhetari i plagosur është transferuar në urgjencën e spitalit “Spaziani” në Frosinone ku ka mbetur nën vëzhgim. Fatmirësisht për të nuk është dëmtuar asnjë organ vital.

Etiketa: fqinjiItaliKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Epike/ Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi Ronaldo

Epike/ Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi Ronaldo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com