GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati/ Rakipi-Shabanit: Munde Saliun me vota, jo me SPAK dhe ti thuash…

22:34 - 02/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati/ Rakipi-Shabanit: Munde Saliun me vota, jo me SPAK dhe ti thuash…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i “Nisma Thurje”, Endri Shabani dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, debatuan ashpër lidhur me mënyrën se si ndryshojnë elitat e një vendi.

Shabani këmbënguli që Sali Berisha duhet të largohet, për t’i hapur rrugë të rinjve si ai, ndërsa Rakipi mbron tezën se Berisha duhet të largohet, por këtë e vendos vota. Duke iu drejtuar Shabanit, Rakipi tha se duhet ta mundin Berishën me vota dhe jo ti kërkojnë të dalë në pension apo ta heqë SPAK-u.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Po më bën përshtypje që dy njerëz që e dashurojnë SPAK-un më shumë, janë Endri Shabani dhe Edi Rama. Shumë e habitshme.

Endri Shabani: Dhe ti dashuron Sali Berishën. Po çi ke këto?

Ylli Rakipi: Unë dua Sali Berishën? Këtu në emision i kam thënë, pse nuk ikën. Sali Berisha ka qenë shumë vite në pushtet, po unë nuk mund ti them si ti, ik që të vij unë!

Endri Shabani: Ti nuk i thua se je mosha e Berishës, kurse unë jam i ri. Dhe unë e kam parë Berishën që 5 vjeç. Kam 32 vjet.

Ylli Rakipi: Sali Berishën ti duhet ta mundësh me votë!

Endri Shabani: Po ti thua se ky vjedh votat.

Ylli Rakipi: Kush vjedh votat?

Endri Shabani: A po thua se sistemi zgjedhor vjedh votat, se ka paramilitarë që hyjnë në zgjedhje dhe kur humbet Sali Berisha, paska vjedhur pala tjetër. Kur fiton Sali Berisha para meje, e do populli.

Ylli Rakipi: Nëse ti ke idenë se duhet të vdesin Sali Berisha dhe Edi Rama që të vish ti, kurrë nuk vjen ti.

Endri Shabani: E ke gabim. Më pyete pse i kam thënë Berishës largohu. Sepse në vendet demokratike, njerëzit mbyllin ciklin dhe largohen.

Ylli Rakipi: Jam me ty.

Endri Shabani: Frika e tij ishte se a të iki unë dhe të vish ti.

Ylli Rakipi: Po si ikën ky?

Endri Shabani: Nëse këta qëndrojnë me struktura antiligjore, padyshim me SPAK do të ikin, sepse shikoje se si e ka listën e pasurisë ai. Ai nuk ka qëndruar në pushtet me mënyra demokratike. Ka marrë peng partinë e vet, ka marrë peng një pjesë të opozitës dhe unë jam në bindjen time se Edi Rama është gjithë kohës sponsor i tij. Kështu që ai do të ikë edhe me SPAK. Pjesa tjetër do të ikë duke bindur njerëzit që të dalin dhe të votojnë kundër klasës së vjetër politike. Në këtë pikë ti je më afër Sali Berishës se afër meje.

Etiketa: DEBATERakipiShabani

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
KPA pezullon nga detyra Prokurorin, e çon 1 vit në shkollë

KPA pezullon nga detyra Prokurorin, e çon 1 vit në shkollë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com