GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama në Asamblenë e zgjeruar: Të jemi 3 hapa para kundërshtarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në Asamblenë e zgjeruar: Të jemi 3 hapa para kundërshtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur një tur takimesh me socialistët, në kuadër të Asamblesë së zgjeruar, ndërkohë që në fillim të muajit dhjetor pritet të mbahet kongresi ku do të zgjidhet Sekretariati i kësaj partie.

Rama e ka nisur turin e takimeve nga Fieri, nga ku u shpreh se takime të tilla nuk i shërbejnë vetëm organizimit të partisë, por edhe situatës që kalon vendi.

“Nisëm këtë cikël takimesh për t’i paraprirë Kongresit të partisë në fillim të dhjetorit, qoftë për të diskutuar çështje që lidhen me nevojën e organizimit të partisë, çka e kemi bërë gjithmonë pas çdo fitoreje dhe çka do ta bëjmë përsëri duke marrë në konsideratë të gjitha gjërat që s’kanë shkuar si duhet dhe nevojën që të jemi 3 hapa para gjithë kundërshtarëve, qoftë dhe për të diskutuar për situatën aktuale të vendit, në aspektin ekonomik, por dhe të tjera”, tha kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së.

Rama u ndal dhe te sektori i turizmit, duke theksuar se Shqipëria ka pritur 8.92 milionë vizitorë të huaj këtë vit.

“Duke filluar nga të pasurit e vetëdijes se sot ne po shohim një pjesë të atyre rezultateve për të cilat kemi punuar me ngulm. Sot, mora të dhënat e tetorit për turizmin, krahasimisht me tetorin e vitit të shkuar numri i turistëve është rritur me mbi 80%. Nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 mln turistëve në Shqipëri. Për të qenë të saktë 8.92, por gjithsesi është një shifër që do e ishte e paimagjuneshme deri ca vite më parë. Nganjëherë kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme.

Në fakt, turizmi po kthehet në industri dhe është eksporti më i madh sepse nuk është si ata turistë që vijnë e rrinë në ajër, ata rrisin në mënyrë eksponenciale konsumin.

Rrisin kërkesën për shërbime, kërkesën për prodhime dhe patjetër dhe të ardhurat në ekonominë familjare. E nisa këtu, sepse besoj se turizmi dhe rritja e tij që do vazhdojë vit pas viti është pamja më e prekshme, konkrete e asaj që kemi bërë për Shqipërinë.

Shqipëria sot është një vend tjetër në sytë e atyre që deri dje as nuk e imagjinonin ta shikonin si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike. Sot ishim në kantierin e rrugës së Bylisit, po ashtu te kantieri i rrugës që lidh Mallakastrën dhe lumin e Vlorës, këto rrugë nuk janë thjesht lehtësim i trafikut për njerëzit që banojnë aty, por i shtohen kapaciteteve tona të industrisë turistike”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se ekonomia e vendit tonë aktualisht është më rezistentja në rajon.

“FMN në misionin e vet të fundit theksoi se Shqipëria sot ka një ndër ekonomitë më rezistente në rajon. Të kesh ekonomi rezistente sot brenda kapacitetit që ke nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve bëri pas 7 vitesh bëri një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar në B+ me perspektivë pozitive. Nëse ne do ecim para me uljen e borxhit dhe çeljen e negociatave ne bëhemi një shtet që mund të kalojë shpejt në 2B”, tha ai.

Në vijim Rama ka folur për projektbuxhetin e 2024, ndërsa u shpreh se nuk do të ketë rritje taksash.

Ai u shpreh se nga viti tjetër, paga mesatare në Shqipëri do të shkojë 900 euro.

“Ekonomia është më mirë se ç’ka qenë ndonjë herë. Duhet të bëhet më mirë? Patjetër. Vijmë te buxheti i shtetit, se çdokujt i lind e drejta të thotë unë s’po shof gjë. Vitin e ardhshëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Të mos harrojmë se një ndër faktet më kokëforta për progresin për të cilin po flas është kokëfortësia e lekut. Vërtet ne e kemi çuar pagën minimale në 400 mijë lekë, e krahasuar me më parë kur ishte 300, 200…është më shumë”, tha Rama.

Etiketa: AsambleaFierRama

Lajme të lidhura

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun
Aktualitet

SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

12:46 - 29/07/26
Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!
Aktualitet

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

12:38 - 29/07/26
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin
Aktualitet

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

12:01 - 29/07/26
Para
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Bruksel, dyshohet për viktima

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Bruksel, dyshohet për viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun
Aktualitet

SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

12:46 - 29/07/26

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, si edhe të pandehurit e tjerë në dosjen që lidhet me...

Lexo më shumë
Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

12:38 - 29/07/26
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për armatim me SHBA, Bardhi: Rama shkeli hapur ligjin

12:01 - 29/07/26
‘Benz-i’ përplaset me kamionin në Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

Dëmtohet aksidentalisht me fresibël gjatë punës, humb jetën një person në Pogradec (Emri)

11:50 - 29/07/26
Gjykata gjobit Monika Kryemadhin dhe avokatin e Metës, folën pa leje në GJKKO

Seanca në GJKKO/ Meta kërkon daljen nga ‘kafazi’ i xhamtë, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK

11:35 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com