Vijojnë problemet në Qarkun Dibër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshatin “Fshat” është çarë asfalti.
Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.
Ndërkohë shumë fshatra të Dibrës janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimin të shtyllave.
Discussion about this post