GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në Kuvend, gazetari: Ja kujt po i dërgohen mesazhet e koduara

20:50 - 04/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kaos në kuvend, deputetët e opozitës kthejnë sallën përmbys
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se dy javësh në Kuvendin e Shqipërisë ka një situatë tensioni, ku opozita proteston me argumentin se mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama po shkel të drejtat e saj kushtetuese, ndërsa socialistët vijojnë procedurat parlamentare në një përpjekje për të treguar se asgjë nuk po ndodh.

E ndërsa deputetë të opozitës po artikulojnë idenë e një greve urie nëse socialistët nuk reflektojnë, mazhoranca në anën tjetër po sheh mundësinë e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve dhe seancave plenare “online” duke shmangur në këtë mënyrë rolin bllokues të deputetëve demokratë.

Por gazetari Armir Shkurti për Euroneës Albania, duke komentuar situatën dhe përplasjet në Kuvend, e konsideron aksionin e fundit opozitar si një spektakël të ngjashëm me atë që ka ndodhur në sallën e Parlamentit në 32 vite.

Sipas tij mesazhi i “revoltës të paqenë” i drejtohet militantëve dhe ndërkombëtarëve.

Shkurti thekson se gjatë gjithë viteve të Shqipërisë post-komuniste palët kanë dhuruar spektakël, herë duke u hequr si luftues të korrupsionit kur janë në opozitë dhe duke marrë “rolin” e të korruptuarit kur kalojnë në maxhorancë.

“Në ’69-ën ka dalë një libër që ka bërë epokë që titullohet “Shoqëria e spektaklit”. Lum kush e kupton që ne jetojmë në shoqërinë e spektaklit. Këto që shikojmë nuk janë nerva të vërteta dhe nuk janë revolta të vërteta. Këto janë thjesht spektakël. Ky është një kod me të cilin flitet në radhë të parë me militantët dhe në radhë të dytë me ndërkombëtarët. Kështu ka qenë gjithmonë. Dilte Enver Hoxha përshëndeste me dorë nëpër tribuna dhe pastaj transmetohej në koncerte, në filma artistike dhe dokumentare. Filloi demokracia dhe kështu u krijua spektakli që pala në opozitë është e revoltuar me pushtetin e hajdutëve dhe do të luftojë për të drejtat e popullit dhe me rotacion këtë rol e merr aktori tjetër, i cili kishte rolin e të mirit më përpara”, tha gazetari.

Etiketa: DebatikuvendmesazheShkurti

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Dërgesa nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 70 kg marijuanë. Detajet

Dërgesa nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 70 kg marijuanë. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com