GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi grabitjen e vilës së Di Marias, shqiptari bën “lëmsh” Gjykatën/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi grabitjen e vilës së Di Marias, shqiptari bën “lëmsh” Gjykatën/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

David Zira, i cili po gjykohet për tentativën e grabitjes në vilën e ish-futbollistit të Juventusit, Angel Di Maria (tani në Benfica), ka bërë një lëvizje “të zgjuar” përmes mbrojtësve të tij ligjorë, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

Në këtë mënyrë duket se Zira ka hyrë në një procedurë të shtyrjes së gjykimit, teksa në sallën e gjyqit ai lexoi kërkesën e shkruar nga avokatët e tij Cosimo Palumbo dhe Raffaele Della Valle, duke kërkuar që të gjykohet nga një gjyqtar i tretë “paanshmëria e të cilit nuk mund të vihet në dyshim në asnjë mënyrë”.

Arsyeja e kërkesës për përjashtim është komplekse dhe i referohet aplikimit të masës së sigurimit krahas masës së parë të vendosur ndaj Zirës, e cila ka skaduar 12 muaj pas arrestimit. Fakti është se veprimi i grabitësit të dyshuar ka çuar në pezullimin e menjëhershëm të procedimit. Tani do të jetë në dorën e gjykatës së apelit për të vlerësuar çështjen.

Zira, një shqiptar 33 vjeçar me precedentë penalë, i destinuar të qëndronte në burg për dënime të mëtejshme deri në vitin 2030, ishte bërë një emër i njohur në faqet e lajmeve kombëtare për tentativën e një vjedhjeje, një vit më parë, në vilëm ku jetonte Di Maria, në Corso Piço.

Një shtëpi me një kopsht në rrëzë të kodrës, jo shumë larg shtëpisë ku Cristiano Ronaldo qëndroi për disa vite, me gruan dhe fëmijët e tij, kur luante për Juventusin.

Më 6 tetor 2022, Zira kishte tentuar, me tre ose katër bashkëpunëtorë të tjerë, të sulmonte vilën e sulmuesit argjentinas.

Ai ishte arrestuar nga policia pas një ndjekjeje. Policia e kishte bllokuar atë në një makinë ku mbante radio të dyanshme dhe telefona celularë.

Një paravoli zakonisht përdoret nga grabitësit profesionistë dhe jo nga improvizuesit. Prokurorja Valentina Sellaroli kishte nisur më pas një hetim. Dhe duke ndjekur gjurmët e bashkëpunëtorëve, ajo e kishte lidhur emrin e Zirës me një tjetër grabitje që kishte ndodhur një muaj më parë në Torino, në Strada Pecetto, në shtëpinë e sipërmarrësit Vincenzo Soria.

Zira është aktualisht nën hetim edhe për këtë grabitjee. Soria, themeluesi 45-vjeçar i shpërndarësit kryesor të markës Azimut në Evropë, ishte në shtëpi kur katër hajdutë hynë në shtator 2022. Ashtu si në rastin e Di Marias, grabitësit ishin ngjitur mbi gardh dhe kishin kaluar rrethimin.

Në rastin e Sorias, ata kishin arritur të hynin brenda vilës. Ndërsa në rastin e Di Maria, ishin rojet ata që vunë re burra të veshur me errësirë dhe me kapuç dhe ngritën alarmin, duke prishur vjedhjen.

Në të dyja të rastet, banditët ishin të armatosur me pistoleta. Pas arrestimit të grabitësit të dyshuar të Di Marias, hetimi vazhdoi dhe është ende i hapur.

Bashkëpunëtorët e Zirës po kërkohen. Dhe nuk mund të përjashtohet që ata mund të kenë kryer vjedhje të tjera në vilat në kodër. Përshtypja e hetuesve është se është një bandë e mirëorganizuar.

Etiketa: di mariaGjykataKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim
Aktualitet

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri
Aktualitet

Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

09:59 - 05/06/26
Para
I mjafton Gordon, Newcastle mund Arsenalin

I mjafton Gordon, Newcastle mund Arsenalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në  Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme

10:49 - 05/06/26

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

Skandali/ Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim

10:23 - 05/06/26
Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

Financial Times: Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri

09:59 - 05/06/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri)

09:48 - 05/06/26
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave

09:21 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom