GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bleu godinë 700 mijë euro, mori kredi 250 mijë euro”, ja shkeljet e Nikoll Dedës. Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bleu godinë 700 mijë euro, mori kredi 250 mijë euro”, ja shkeljet e Nikoll Dedës. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vendimin e Prokurorisë së Tiranës për pezullimin nga detyra e Nikoll Dedës, i cili mbante postin e kreut të Urdhrit të Stomatologut.

Sipas raportimeve ndaj Dedës, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare. Ndaj tij është depozituar një kallëzim nga shtetasi A.G në janar të këtij viti për abuzime financiare dhe manipulimin e vendimmarrjes në Këshillin Kombëtar të institucionit që nga viti 2016.

Në njoftim theksohet se “për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Tiranë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi “Pezullim të ushtrimit të detyrës për shtetasin N.D., President i Urdhrit të Stomatologut, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimi, në kuadër të procedimi penal nr. 1630/2023, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi N.D. ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Shtetasi A.G. kallëzoi më datë 18.01.2023, shtetasin N.D., për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016.

Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D.

Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së.

Etiketa: akuzatNikoll Dedashkeljet

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Para
Barcelona fiton në sekondat e fundit dhe falë VAR-it

Barcelona fiton në sekondat e fundit dhe falë VAR-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş