GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama kthen Shqipërinë në kamp refugjatësh për Italinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kthen Shqipërinë në kamp refugjatësh për Italinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar marrëveshjen me homologen italiane Georgia Meloni për refugjatët.

Bazuar te marrëveshja Shqipëria do të japë ndihmën e saj duke vënë në dispozicion disa zona brenda territorit për të pritur refugjatët. Ndërkohë pala italiane do të japë kontribute financiare për të realizuar këtë marrëveshje.

Marrëveshja pritet të konkretizohet në pranverën e 2024, ndërsa refugjatët do të zbarkojnë në portin e Shëngjinit, ku pritet të ndërtohet edhe një qendër pritjeje.

Në këtë mënyrë duket se Rama ka kthyer Shqipërinë në një kam refugjatësh për Italinë, ndërkohë që ka anashkaluar çdo institucion, përfshi edhe Parlamentin që kontrollon vetë, për të marrë qoftë edhe një miratim formal.

Dhe pas muxhahedinëve iranianë të vendosur në kampin e Manzës, tashmë në Shëngjin do të akomodohen refugjatët afrikanë, që zbarkojnë në brigjet italiane pothuajse çdo javë.

“Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuar financiarisht. Refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen mes atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund të arrijë 36 mijë persona në muaj. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, tha Meloni.

Ndërkohë, Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi të futesh në Itali sipas tij, për shkak të gjeografisë së saj, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet europian. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara, por kjo nuk na pengon për të parë Botën si europian. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.

Ne na takon të përgjigjemi gjithmonë në raste kur mund të japim një ndihmesë, në këtë rast ne mund të japim një ndihmesë shumë të vogël për Italinë. Ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por kemi obligimin për të dhënë një ndihmë. Ky bashkëpunim është një diskutim i gjatë për të bërë mirë.

Nuk është një rrugëdalje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, është i vetmi vend i cili strehoi më shumë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, në Shqipëri pas luftës së dytë, italianët gjetën mbrojtje te shqiptarët dhe nuk u lanë në mëshirën e fatit”, tha Rama.

Qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama nuk habit askënd për vetë faktin se i njëjti në kulmin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së i bënte thirrje bizneseve të gjenin punëtorë nga Filipinet apo vende të tjera, përfshi edhe ato afrikane. Tashmë, Rama duket se ka plotësuar “ëndrrën” e tij për të akomoduar në Shqipëri refugjatët nga vendet afrikane, ndoshta si në zgjidhje për të populluar vendin, pas largimit të mijëra shqiptarëve si azilkërkues në vendet e BE.

Etiketa: Kryesore1marreveshjeMeloniRama

Lajme të lidhura

Protestuesit thyejnë xhamat e qendrës tregtare “Toptani”, ndërhyn policia
Aktualitet

Protestuesit thyejnë xhamat e qendrës tregtare “Toptani”, ndërhyn policia

20:13 - 14/10/26
Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë
Aktualitet

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë

17:28 - 14/10/26
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme
Aktualitet

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

17:03 - 14/10/26
Para
U përplas kokë më kokë me shokun, lojtari i Burrelit humb ndjenjat

U përplas kokë më kokë me shokun, lojtari i Burrelit humb ndjenjat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Brendshem provokon rende protestuesit: I keni bere llogarite gabim
Breaking Views

Ministri i Brendshem provokon rende protestuesit: I keni bere llogarite gabim

21:56 - 14/10/26

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar në lidhje me situatën në kryeqytet ditën e sotme. Ai u...

Lexo më shumë
Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

21:36 - 14/10/26
Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

20:54 - 14/10/26
Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë

Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë

20:48 - 14/10/26
Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin

Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin

20:42 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com