GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Ja çelësi i suksesit të kombëtares kuqezi

20:16 - 06/11/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sylvinho: Ja çelësi i suksesit të kombëtares kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Sylvinho, u shpreh mbrëmjen e sotme se kemi një miks lojtarësh, të rinj dhe me eksperiencë, dhe kemi punuar për të krijuar shpirtin e skuadrës.

“Futbolli është sport kolektiv, pa shpirtin e skuadrës nuk shkohet askund. Të gjithë futbollistët e kuptuan menjëherë këtë. Bashkë me shpirtin e skuadrës ngrihet edhe niveli i lojës. Është e vetmja formë për të krijuar një skuadër të fortë në fushë, kemi një skuadër me 23-25 futbollistë që japin shpirtin në fushë”, tha Sylvinho, në një intervistë për Abcnews.

Ai tha se FSHF i ka krijuar të gjitha kushtet jo vetëm atij personalisht, por të gjithë ekipit të tij që punon me kombëtaren.

Sylvinho tha se merret vesh shumë mirë me Zabaletën, duke shtuar se ai është shumë i apasionuar dhe një person fantastic. “Kemi një staf teknik shumë të mirë dhe do të ecim përpara”, tha trajneri i kombëtares argjentinase.

Një vlerësim shumë të madh, Sylvinho e pati për lojtarët që kuptuan brenda 2-3 muajsh se kishin një shans të artë për të ecur përpara. Ai përmendi sfidën ndaj Polonisë, ku megjithëse kombëtarja e humbi, pati një shans të artë në minutën e fundit për ta barazuar atë.

“Merita është e lojtarëve ata e kuptuan menjëherë se kishin një mundësi shumë të mirë për të bërë gjëra të mëdha për të cuar përpara, por nëse jemi bashkë nëse jemi një ata e kuptuan.

Ne e morëm ekipin në janar, pas një muaji e gjysmë duke udhëtuar duke u takuar më lojëtarët për t’u njohur. Kemi shkuar në Poloni dhe nuk e dinim cfarë na priste. Polonia është një skuadër shumë e fortë dhe në Varshavë, ishte një fushë shumë e vështirë. Aty nisi një rrugëtim dhe ata e kuptuan se e rëndësishme për ne ishte të ishim në garë.

Ata e kuptuan se edhe pse pësuam një gol duhet të ishim të fokusuar brenda objektivit, në minutën e fundit kishim mundësi për të barazuar. Unë mendoj ishte një sinjal që u erdhi atyre.

Ata janë inteligjentë, e kuptojnë futbollin. Me Moldavinë në shtëpi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, po ashtu edhe në transfertë me Ishujt Faroe, është përgjigjja që kanë dhënë lojëtarët, por e them gjithmonë që ‘nuk ka mbaruar’.

Ne e dimë se sa e vështirë është për të shkuar në finalet e një europiani. Ka ndodhur një herë jemi shumë afër, por unë kam lindur në San Paolo dhe jam i qartë për këtë pjesë.” tha Sylvinho.

Tekniku trajneri tha se Shqipërinë e ‘zbuloi’ në vitin 2014, përmes Rei Manajt.

“Shiko futbolli është i cmendur. Në 2014 isha ndihmës i Mancinit te Inter dhe kisha në futbollist të ri aty rreth 17 vjec quhej Rei Manaj dhe Mancinit i pëlqente shumë dhe donte ta aktivizonte. Ishte një futbollist me të vërtetë i fortë dhe Mancini më tha ‘shiko, ai është shqiptar, ka teknikë, e gjuan shumë mirë topin, ka kurajo. Aty ishte hera e parë që unë dëgjova emrin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Por si erdhi oferta e FSHF, si arriti Armando Duka?

“Unë isha në Portugali dhe një ditë më vjen një ftesë për të shkuar në një darkë në Milano, me Presidentin e Federatësh Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Dhe unë thash patjetër mund të vi të flasim për futboll, unë kam jetur për 5 vjet në Milano. Bëmë një bisedë shumë të këndshme, folëm për futboll, e kuptova se flisnim të njëjtën gjuhë. Më pas, shumë shpejt mund të them, me eksperiencën që kam me kombëtaren e Brazilit, e dija shumë mirë se cfarë punë duhet të bëja. Kam punuar nga 2016-2019 me kombëtaren e Brazilit, pasta jai më tha se filste italisht, në federatë më kuptojnë shumë mirë duke qenë se jam i fiksuar pas komunikimit, nëse flet me lojëtarin, me presidentin në mënyrë direkte, njerëzit të kuptojnë se është një shenjë e mirë. E pash se gjithcka ishte pozitive dhe e pranova këtë ofertë. Sigurisht ka edhe një anë tjetër, kam parë shumë futbollistë që luanin në Itali, jam konsultuar me trajnerë me stafin dhe pash se Shqipëria kishte një grup të mirë lojtarësh”, rrëfeu Sylvinho për Real Story.

Etiketa: kombetareKryesore1Sylvinho

Lajme të lidhura

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26
Para
Sylvinho reagon në rrjetet sociale, shkruan shqip

A keni ndërtuar një “Brazil të vogël”? Ja përgjigjia epike e Sylvinho

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

Dashi Mësimi juaj i sotëm do të jetë një mësim që do t’ju përsëritet gjatë katër javëve të ardhshme. Jini...

Lexo më shumë
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com