Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua punonjësve të Gardës tek selia e Kryesisë së Kuvendit duke iu thënë se ditën e djeshme kanë vepruar gabim.
“Keni bërë gabim”, iu tha Sali Berisha.
Garda ka rrethuar sërish hyrjen në Kuvend. Ky ‘qortim’, vjen një ditë pasi Garda nuk lejoi hyrjen e deputetëve demokratë brenda Kuvendit.
Deputetët u përplasën me Gardën. Disa prej tyre kaluan kangjellat dhe të tjerë u futën brenda nga dritarja.
Tensionet vijuan në komisionin e Ligjeve mes deputetit Dashnor Sula dhe Petro Koçit. Mbledhja u shty për t’u zhvilluar online.
Discussion about this post