GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vjet burg oficerin e policisë gjyqësore (EMRI)

15:37 - 07/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO, të huajt u mashtruan nga Call Center-at
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka dënuar me dy vite burg oficerin e policisë gjyqësore Sokol Canameti. Ky i fundit akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Po ashtu atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Ndërkohë babë e bir, Flatin dhe Erjon Kuzari janë dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Nga tërësia e hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi dhe provat e grumbulluara provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, më datë 10.10.2022 të pandehurit Flatin Kuzari dhe Erjon Kuzari, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë shumën prej 235.000 (dyqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë oficerit të policisë gjyqësore Sokol Canameti, në këmbim të lënies së lirë, të shtetasit Erjon Kuzari i cili ishte kapur nga autoritetet e policisë në posedimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë një ditë më parë, pra në datë 09.10.2022.

Oficeri i policisë gjyqësore Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh. Pra ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit S.C akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.K dhe F.K akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Rudina Palloi dhe Flojera Davishi, bazuar në nenet 112, 379, 384 dhe 406 të K.Pr.Penale, si dhe në nenet 47, 48, 49, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, me vendimin Nr. 72, datë 06.11.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit C lidhur me kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e masës së dënimit për të pandehurin C duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit nga i pandehuri C do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga data e ndalimit 09.04.2023.

Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit C i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të pandehurit K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.

Urdhërohet i pandehuri K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.

Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të të pandehurit K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.

Urdhërohet i pandehuri K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.

Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, aparatet celular të sekuestruar t’i kthehen të pandehurve S.C, F.K dhe Erjon Kuzari.

Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Etiketa: DebimGJKKOPolici

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Shikoni si sulmohet eskorta e Presidentit palestinez

VIDEO/ Shikoni si sulmohet eskorta e Presidentit palestinez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com