GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Açka: S’jam noterë e marrëveshjes së karrigeve, puç i ri fashist

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironizon Açka: Gjinushi në bahçen e pjeshkëve…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flutura Açka, një prej deputeteve që mbështet Lulzim Bashën, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me situatën që ka përfshirë Kuvendin, pas aksionit opozitar, që erdhi si rezultat i refuzimit të Komisioneve Hetimore nga ana e socialistëve të Kryeministrit Edi Rama.

Protestat e kolegëve deputetë të PD-së, Açka i konsideron si “marrëveshjet e karrigeve”, ndërsa mbledhjet online të Komisioneve, metodë e aplikuar nga socialistët, si një puç të ri fashist.

Açka i është përmbajtur në reagimin e saj qëndrimit zyrtar të shprehur nga ajo që njihet si PD-ja e vulës, e drejtuar nga Lulzim Basha, duke e konsideruar aksionin e opozitës në Kuvend si një marrëveshje apo skenar mes palëve që kanë interes.

Reagimi i Açkës

Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!

Puç i Ri fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh 🪑🙃

Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot në orën 13.00.

Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.

Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.

Sot, ora: 11.47

Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.

Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve.

Etiketa: AckakuvendmarreveshjeOpozita

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Asambletë e PS-së, Rama flet për 2030: Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave

Asambletë e PS-së, Rama flet për 2030: Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com