GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambletë e PS-së, Rama flet për 2030: Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave

18:51 - 07/11/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Asambletë e PS-së, Rama flet për 2030: Jemi model, në 2024-ën kemi 400 mln euro për rritjen e pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atë që s’po e bën dot në Kuvend, për shkak të tensioneve që ka krijuar duke refuzuar komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, Kryeministri Edi Rama po shfrytëzon mbledhjet e zgjeruara të Asamblesë së PS-së për të promovuar projektbuxhetin e 2024-ës.

E ndërsa punimet e Kuvendit i ka kthyer “online”, një metodë e aplikuar gjatë pandemisë, duke shmangur totalisht rolin e opozitës, në Asambletë e PS-së, Rama ka nisur të flasë jo thjesht për buxhetin e vitit të ardhshëm, por edhe për atë që pritet në 2030.

Nga Durrësi, ku ka zhvilluar mbledhjen e dytë brenda një jave, pas Fierit, Rama u shpreh se në prag të mbajtjes së Kongresit të PS-së në fillim të muajit të ardhshëm, socialistët duhet të përballen me një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike.

Kreu i qeverisë theksoi rritjen e shifrave të turizmit, ndërsa u shpreh se deri në vitin 2030 Shqipëria synon të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit.
Ai u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro.

“Kjo është një parti e cila është shembull. Mendova që ja vlente në këtë fazë, në prag të kongresit të PS, për të bërë edhe një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike, në funksion të sfidave tona. Duke u nisur natyrisht nga arritjet, por duke parë te arritjet edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria dhe ne kemi detyrë ta çlirojmë sa më shumë.

Mbase është pak, por është e sigurtë që këtë vit ne kemi përjetuar të gjithë një moment domethënës kthese të mishëruar tek turizmi. Kemi arritur një shifër që dukej e paimagjinueshme pak vite më parë. Kemi arritur në muajin tetor, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në vend. Nga 365 mijë në tetorin vjet, në 611 mijë këtë vit.

Kemi një nevojë në rritje për infrastrukturë mikpritjeje, por edhe nevojë për rritje të cilësisë së shërbimit. Jam i bindur që nëse do jemi ambiciozë dhe do bëjmë gjërat e duhur, ne padiskutim mund t’i afrohemi shifrës së 20 mln turistëve deri në vitin 2030.

Nuk ka pasur asnjë rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri, por ka pasur një rritje në blerje nga importi. Nuk ka patur rritje për qytetarët, sepse diferencën mes çmimeve qeveria e ka mbuluar në mënyrë që fatura për çdo familje të mos ndryshojë. Po ashtu ne sot që përgatisim miratimin e buxhetit të vitit tjetër, shikojmë një tjetër shifër domethënëse.

Buxhetin e shtetit e kemi marrë 3 mld euro, sot e kemi 7 mld euro. Një buxhet 7 mld euro, i rritur në këtë periudhë me këto vështirësi të shkaktuara nga forca jashtë nesh, është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë. Paga mesatare në mes të vitit tjetër në Shqipëri do shkojë në 900 euro”, u shpreh Rama.

Etiketa: asamblete e psbuxhetiRama

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Vodhi një karburant me maskë, arrestohet 31-vjeçari

Vodhi një karburant me maskë, arrestohet 31-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com