GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama-studentëve të Mjekësisë: Paguani tarifën e studimit, pastaj ikni

19:02 - 07/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama-studentëve të Mjekësisë: Paguani tarifën e studimit, pastaj ikni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në qëndrimin e tij lidhur me protestat e zhvilluara nga studentët e Mjekësisë, që kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron ata që për 5 vite pas diplomimit të punojnë në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ligji i miratuar me shumicën e votave të deputetëve socialistë është kundërshtuar nga opozita, e cila i ëhstë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por edhe nga studentët e mjekësisë, që për gati 1 muaj protestuan dhe bojkotuan auditorët, por në fund u ulën në një marrëveshje.

Nuk dihet nëse protestat do të rinisin ose jo, por sot Kryeministri u tregua i prerë në qëndrimin e tij, duke mos lënë asnjë shteg, përtej asaj që parashikohet në ligjin, që tashmë ka hyrë në fuqi.

E ndërsa protestat janë stopuar pas një marrëveshje që studentët patën me Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Rama nga Durrësi, atje ku zhvilloi mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së socialistëve, tha se qytetarët shqiptarë nuk paguajnë taksa për sistemin shëndetësor gjerman.

Në aspekt të kësaj, Kryeministri theksoi se tarifat e një studenti shqiptar që studion për mjekësi janë shumë të ulëta.

“Kostoja e studimit të Mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krashasim me koston e studimeve në Gjermani. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kostoja shumë e lartë e studimeve. Atëherë për çfarë arsye të gjithë ju, që duan edhe t’i bëjnë studimet thuajse me kosto 0, të marrin diplomë, për faktin që kostoja reale mbulohet nga taksat, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë punon populli shqiptar, për kë paguan taksa? Për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë.

Si mundet ne që të pranojmë ne këtu që të financojmë studime dhe duke qenë se Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri nuk është i kuotuar dhe mjekët shqiptarë janë të vlerësuar në Gjermani, ne të financojmë me një tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Po pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve që të studiojnë në degët që dëshirojnë në mënyrë që t’u përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë për kujdes”, tha Rama.

Për studentët e mjekësisë që dëshirojnë të largohen nga vendi pas studimeve, Rama tha se do të duhet që të paguajnë një tarifë.

“Nëse do të iki në Gjermani duhet të paguajë tarifën, që përsëri nuk është ajo e plota. Paguaje tarifën tjetër, merr diplomën, shko në Gjermani. Por nëse do marrësh diplomën me tarifën që ta paguajnë qytetarët, ke detyrimin që për një periudhë kohe ta bësh këtu, t’ja u kthesh këtu investimin që kanë bërë te ty. Nuk jemi në kohëra normale, jemi në kohë tjetër kur gjithë Europa është turrur për ‘mish njeriu’ se kudo ka nevojë për krah pune.

Lufta më e madhe në vijim do jetë kush të kapi krahët e punës. Në një sektor si ky, ne nuk mund të rrijmë të shikojmë se si kalojnë vitet në universitet studentët dhe pastaj ikin të nesërmen pasi kanë shfrytëzuar një lehtësim që ja u bën djersa e atyre që paguajnë taksa në arkën e shtetit shqiptar. Jo. Atyre, këta mjekë të rinj, duhet t’ju kthejnë investimin duke shërbyer në spitale për një periudhë kohe, dhe ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Etiketa: Kryesore1protestaRamaStudente

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Rama: Ka një SKAP që po na kap, fillimi i fundit sapo ka nisur

Rama: Koha të shohim ministra dhe hajdut pulash në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com