GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e refugjatëve, si e nxorri jashtë loje Rama, UNHCR-në

21:24 - 07/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampet e refugjatëve, si e nxorri jashtë loje Rama, UNHCR-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me homologen italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar, të cilat do të shërbejnë si qendra  pritjeje për afrikanët që do të kapen në brigjet italiane. Marrëveshja parashikon që njëherazi në territorin shqiptar të mos akomodohen më shumë se 3 mijë refugjatë, ndërsa ata do të qëndrojnë në qendrat e pritjes jo më gjatë se koha që kërkojnë procedurat e azilit, sipas rregullave dhe ligjeve italiane.

E ndërsa Rama ka mbajtur sekret deri në momentin e fundit marrëveshjen, e cila duket se është arritur gjatë vizitës private të Melonit në jug të Shqipërisë, kur u tha se do të pushonte disa ditë, sot Qeveria ka publikuar të plotë atë.

Në anën tjetër duket se Kryeministri shqiptar ka anashkaluar totalisht edhe UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

UNHCR nuk është palë apo e përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri. UNHCR-ja nuk ishte informuar apo konsultuar për përmbajtjen e marrëveshjes apo detajet e saj. “Aktualisht po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse”, thuhet në reagimin e Agjensisë

Në vijim, UNCHR thekson se kthimet ose transferimet në vende të treta të sigurta mund të konsiderohen të përshtatshme vetëm nëse përmbushen disa standarde – në veçanti, që ato vende të respektojnë plotësisht të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut, dhe nëse marrëveshja ndihmon në ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët në mënyrë të barabartë midis kombeve, në vend që ta zhvendosin atë.

“Sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e kërkesave për azil dhe dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare i takon shtetit në të cilin një azilkërkues arrin, qoftë në kufijtë tokësorë apo në det, dhe e kërkon atë mbrojtje. Ky detyrim mbetet i pandryshuar nga transferimi i azilkërkuesve apo përpunimi jashtëterritorial. Ndërsa marrëveshjet e transferimit ligjor për bashkëpunimin për azilin mund të bëhen ndërmjet shteteve, masa të tilla duhet të sigurojnë dhe përmirësojnë mbrojtjen e refugjatëve.

UNHCR vazhdimisht ka bërë thirrje për veprim për të trajtuar situatën e dëshpëruar në Mesdhe dhe për të garantuar solidaritet, veçanërisht me shtetet më të prekura. UNHCR njeh sfidat e paraqitura nga rritja e lëvizjeve të përziera dhe është e gatshme të punojë me shtetet për masa të ligjshme për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive ardhjeve, bazuar në ndarjen e përgjegjësive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, me masa mbrojtëse dhe garanci adekuate. për të garantuar respektimin e të drejtave.

UNHCR po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e UNCHR, një ditë pasi Rama dhe Meloni bënë fakt të kryer marrëveshjen mes dy qeverive.

 

Etiketa: Kryesore1MeloniRamaUNHCR

Lajme të lidhura

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur
Aktualitet

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët
Aktualitet

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

16:58 - 12/02/26
Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë
Aktualitet

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:21 - 12/02/26
Para
“Tre kryebashkiakë në hetim”, SPAK shton dënimet e korrupsionit

Jo vetëm kontroll sistemit TIMS, por edhe sfidë SPAK-ut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët
Breaking Views

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26

Në Bruksel u mbajt pasditen e kësaj të enjte shorti për Nations League. Shqipëria, e cila është pjesë e Ligës...

Lexo më shumë
Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26
Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

16:58 - 12/02/26
Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

16:45 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com