GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kthyen garazhdet në plantacione marijuane, arrestohen 2 shqiptarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kthyen garazhdet në plantacione marijuane, arrestohen 2 shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një plantacion i improvizuar në një bodrum është shkatërruar nga policia spanjolle në Ogijares, ndërsa u arrestuan dy të rinj me kombësi shqiptare 24 dhe 33 vjeç, si dhe dy spanjollë të moshës 61 dhe 49 vjeç.

Lëndët narkotike kultivoheshin në dy ambiente (garazhde) të cilat furnizoheshin me energji në mënyrë të parregullt. Shqiptarët u kapën në ambientet e përshtatura si plantacione të kultivimit, ndërsa spanjollët dyshohet se mbështesnin veprimtarinë kriminale të dy shqiptarëve.

Sipas raportimeve, policia zbuloi në plantacionin e improvizuar për kultivimin e narkotikëve 640 bimë, 670 sytha marijuane, 10200 euro cash, si dhe të tjera mjete që përdoreshin për përpunimin e lëndës narkotike.

Agjentë të specializuar në luftën kundër trafikut të drogës në Granada kanë zhvilluar një operacion kundër organizatave kriminale të dedikuara për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në nivel ndërkombëtar.

Hetimi filloi muaj më parë dhe, sipas informacioneve të marra, marihuana mund të rritej në një shkallë të gjerë brenda një shtëpie të vendosur në qytetin e Ogíjares. Pas kryerjes së hetimeve përkatëse dhe marrjes së provave të mjaftueshme në lidhje me ekzistencën e kultivimit të paligjshëm, agjentët kryen operacionin për zbërthimin e tij dhe arrestimin e personave që dyshohet se janë përgjegjës.

Pas marrjes së urdhrit të gjykatës për të kryer kontrollin, agjentët kanë shkuar në vendin ku ndodhej shtëpia e lidhur me organizatën kriminale dhe kanë mundur të verifikojnë se në bodrumin e shtëpisë kishte një tunel që komunikonte me një shtëpi ngjitur, e cila gjithashtu ishte marrë me qira nga të arrestuarit.

Etiketa: plantacioneshqiptarëspanjë

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Para
Besnik Hasi rikthehet në pankinë, merr drejtimin e klubit të njohur

Besnik Hasi rikthehet në pankinë, merr drejtimin e klubit të njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com