GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson përballë Biden

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson përballë Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar.

Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani.

Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm 2% që nuk po e mbështesin aktualisht thonë se mund ta votojnë.

Mbështetja e Biden në sondazh është dukshëm më e dobët në mesin e disa grupeve, ku në zgjedhjet e 2020 ai fitoi me diferencë të madhe. Ndër votuesit më të rinj se 35-vjeç, 48% mbështesin Trumpin dhe 47% Biden.

Të pavarurit politikë i japin 45% të votave Trump dhe vetëm 41% Biden. Votuesit me ngjyrë favorizojnë Biden, me 73% në favor të tij dhe vetëm 23% për Trump, ndërsa votuesit latinë ndahen 50% me Biden dhe 46% për Trump. Dhe në mesin e votuesve me ngjyrë në përgjithësi, 63% e votueseve femra mbështesin Biden, ndërsa 31% Trump. Sa i përket votuesve burra, ata ndahen në 49% për Trump dhe 46% Biden.

Të gjitha këto diferenca pasqyrojnë rënie të ndjeshme të mbështetjes për Biden në krahasim me exit poll-et e vitit 2020. Tanimë vetëm ¼ e amerikanëve (25%) thonë se Biden ka qëndrueshmëri dhe mprehtësi për të shërbyer në mënyrë efektive si president, ndërsa 53% mendojnë se Trump është i aftë të qeverisë si duhet.

Ajo çka është shqetësuese, lidhet me faktin se vetëm gjysma e demokratëve (51%) thonë se Biden ka mprehtësinë dhe qëndrueshmërinë për të shërbyer, krahasuar me 90% të republikanëve që rreshtohen në krah të Trump.

Performanca e punës së Biden në Shtëpinë e Bardhë aktualisht tërheq kundërshtime shumë më intensive sesa mbështetje të pasionuar. Kjo pasi, 42% e amerikanëve nuk e miratojnë fuqimisht performancën e tij, me vetëm 14% që e miratojnë fuqishëm. Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka të njëjtin vlerësim si Biden, 39% e miratojnë, ndërsa 61% nuk e miratojnë.

Sondazhi i ri po ashtu zbulon se 72% e të gjithë amerikanëve besojnë se gjërat në vend sot po shkojnë keq.

Shifrat në tërësi tregojnë se shanset për rizgjedhjen e Biden janë të ulëta dhe goditen nga vlerësimet thellësisht negative të miratimit, një ndjenjë e ndenjur se gjërat po shkojnë keq në Shtetet e Bashkuara, pakësimi i mbështetjes midis blloqeve kryesore të votuesve dhe një ndjenjë e përhapur se ai nuk është i gatshëm për këtë detyrë.

Etiketa: Donald TrumpJoe BidenSHBAzgjedhjet presidenciale

Lajme të lidhura

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë
Breaking Views

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë

18:50 - 09/06/26
Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën
Breaking Views

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

18:37 - 09/06/26
Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Durrës, njoftimi i Ujësjellësit
Breaking Views

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Durrës, njoftimi i Ujësjellësit

18:24 - 09/06/26
Para
Firmat serbe furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

Firmat serbe furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë
Breaking Views

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë

18:50 - 09/06/26

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe...

Lexo më shumë
Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

18:37 - 09/06/26
Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Durrës, njoftimi i Ujësjellësit

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Durrës, njoftimi i Ujësjellësit

18:24 - 09/06/26
Kanabisi në Shkodër, Hita pezullon tre drejtues policie! Nisin hetimet për 2 të tjerë (Emrat)

Kanabisi në Shkodër, Hita pezullon tre drejtues policie! Nisin hetimet për 2 të tjerë (Emrat)

18:06 - 09/06/26
Rama u pohon gazetarëve të BE: Ligjin e Investimeve Strategjike do ta heqim…! Protesta po shfrytëzohet nga Irani

Rama u pohon gazetarëve të BE: Ligjin e Investimeve Strategjike do ta heqim…! Protesta po shfrytëzohet nga Irani

17:46 - 09/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekdeneme bonusujojobetcasibom girişjojobet