GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ballkani i merr barazimin Astanës, Daja i kënaqur…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani i merr barazimin Astanës, Daja i kënaqur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani ka marrë një barazim (0:0) në transfertë ndaj Astanës, në takimin e xhiros së katërt të Conference League.

Media sportive kazake “Sport” është e befasuar me lojën e mirë të kampionëve të Kosovës.

“Me një rezultat të papritur ka përfunduar ndeshja e Astanës në Conference League.

Në ndeshjen e fazës së grupeve, Astana luajti në shtëpi me Ballkanin.

Skuadra vendase u konsiderua si favorit, por mysafirët kishin fillim më të mirë, por deri në mesin e pjesës së parë praktikisht nuk pati momente të rrezikshme, më pas ekipet u përmirësuan dhe u shfaqën kërkuese, por asnjëra nuk arriti që të hapte rezultatin.

Në pjesën e dytë kosovarët ishin shumë më aktivë, e mbajtën topin për një kohë të gjatë dhe krijuan rrezik pranë portës së portieri Josip Çondriçit, i cili e mbajti rezultatin 0:0.

Më 30 nëntor, Astana do të presë në shtëpi Dinamon e Zagrebit”, shkruan media kazake.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me barazimin, por ka pranuar se ekipi i tij meritoi me shumë se një pikë në duelin e luajtur në Kazakistan.

“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën.

Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë”, tha Daja.

Ai shtoi se gjithçka shkoi sipas planit, pasi Ballkani në këtë përballje luajti me dy qendërsulmues.

“Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira.

Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar. Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin”, tha Daja për ArtMotion.

“Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon.

Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”.

Etiketa: Astanadaja. ballkani

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
Ekzekutimi i Klaudio Myrtajt, pistat ku po hetohet. Detajet e reja

Ekzekutimi i Klaudio Myrtaj, ç’thotë prokuroria/ Dëshmia e partneres

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com