GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Kemi prekur fundin”, Pitarka përlotet në protestën ndaj 3-vjeçares

20:08 - 09/11/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi prekur fundin”, Pitarka përlotet në protestën ndaj 3-vjeçares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktorja Eliona Pitarka është përlotur gjatë thirrjes së saj për qytetarët që të çohen në protestë për të mbrojtur fëmijët. Gjatë deklaratës së saj në protestën kundër dhunës së ushtruar në kopshtin privat “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare nga edukatorja Majlinda Dehima, aktorja tha se kemi prekur fundin si shoqëri ndërsa ka përsëritur thirrjen për drejtësi.

“Arsyeja pse vendosëm ta zhvillonim pikërisht këtu para Ministrisë së Arsimit është pikërisht për faktin që duam t’i bëjmë pyetjen se “si ka mundësi një kopsht i palicensuar në mes të Tiranës?” Kjo është e patolerueshme dhe kjo është kërkesa që unë i bëj. Hapi i parë i problemit është tek Ministria e Arsimit, të kontrollohet çerdhe për çerdhe private. Janë duke punësuar njerëz të paaftë, të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë. Ata nuk e meritojnë emrin “edukatorët tanë”. Realisht kemi prekur fundin. Nuk mund ta besoj që jemi duke jetuar në një realitet të tillë ku po na vriten, po na sakatohen fëmijët dhe nuk po merren masa. Të gjithë zinxhirët e të gjitha institucionet, si mund të heshtësh, si mund të transformosh dhe të fshehësh provat para krimit të një fëmije? Si mund të marrësh rryshfet me pafajësinë e një fëmije, me jetën e një fëmije? Kjo është e tmerrshme, realisht më vjen shumë keq që po jetojmë në një realitet të tillë dhe se si i kemi prekur fundin. Nuk mund të na bëjnë diçka më të tmerrshme se kjo! Nuk mund të rrimë zgjuar! Duhet të çohemi për fëmijët tanë, nuk mund ta rrimë më në gjumë. Le të çohemi të gjithë dreqi ta hajë, janë fëmijët tanë! Janë duke i vrarë dhe sakatuar dhe ne do të rimë të qetë? Kjo është e padurueshme! Duam drejtësi!”, tha ajo.

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Kiko kërkon të punësohet si pastrues

2.3 milionë palestinezë të Gazës në Shqipëri!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com