Ndërsa motrat Kardashian-Jenner kanë shumë të përbashkëta – nga lançimi i markave tek eksplorimi i shumë tendencave të modës ndër vite – për një kohë të gjatë ishte një gjë e veçantë që e dallonte Kim Kardashian nga të tjerat: tatuazhet.
Kim, shumë kohë më parë, e shprehu qartë qëndrimin e saj për pikturat në trup në një intervistë në “The Wendy Williams Show”, në vitin 2009, kur tha: “Zemër, a do të vendosje një ngjitëse në parakolpin e një “Bentley”?” duke e krahasuar veten me markën luksoze të automjeteve.
Megjithatë, më shumë se një dekadë më vonë, duket se Kardashian mund të ketë ndryshuar mendim.
Në një episod të fundit të “The Kardashians“, ajo zbuloi se ka bërë një tatuazh në buzën e poshtme (simbolin e infinitit), pasi pati debutimin në “Saturday Night Live”, në tetor 2021. “Kjo është mënyra si festoni mbrëmjen e së shtunës mbrëma – me një tatuazh të vogël në 4.30 të mëngjesit”,– tha ajo.
Një klip nga prapaskenat tregon Kardashian me tatuazhin në pjesën e brendshme të buzës së poshtme, një vend i fshehur që ajo ndonjëherë e harron. “Askush nuk e di, askush nuk e sheh. Por herë pas here, unë pastroj dhëmbët me fije dhëmbësh dhe shoh të zezën, pastaj kujtoj: “Ç’është kjo gjë e zezë?”
https://www.instagram.com/p/BK91ek0DjTT/?utm_source=ig_web_copy_link
Kim nuk është motra e vetme Kardashian-Jenner me një tatuazh në këtë vend. Në korrik 2016, Kendall Jenner gjithashtu gdhendi fjalën “MEOW” në pjesën e brendshme të buzës, megjithëse më vonë i tha Ellen DeGeneres në “The Ellen DeGeneres Show” se ishte penduar për këtë vendim.
Discussion about this post