GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Foltorja2”, Berisha nis turin e takimeve nga Durrësi/ Çfarë pritet

16:53 - 10/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Betejë pa kthim”, Berisha: Rama nuk mund ta kontrollojë më opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, ashtu sikundër ka paralajmëruar ditë më parë, do të nisë një tur takimesh në qytetet kryesore të vendit, në takime me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

Turin e takimeve, Berisha do e nisë në Durrës, ku pasditen e së shtunës do të zhvillojë një takim i cili do të zhvillohet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Pritet që të pranishëm në takim të jenë edhe deputetë të opozitës së qarkut të Durrësit, dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas deklaratave publike, është në funksion të organizimit dhe shtrirjes së aksionit opozitar, përtej parlamentit. Berisha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë një valë protestash kundër atij që quhet regjimi i Edi Ramës, por deri më sot nuk ka dhënë një afat se kur mund të nisin protestat.

Berisha ka deklaruar se do të nisë, bashkë me deputetët, takimet me strukturat dhe qytetarët, në një kohë që deputetë të opozitës prej 3 javësh kanë nisur një “betejë” në Parlament, duke bllokuar zhvillimin normal të seancave plenare, por edhe mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare. Shkak për protestat e deputetëve të opozitës është bërë refuzimi nga ana e socialistëve të Kryeministrit Edi Rama për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare, por edhe refuzimi për të zëvendësuar anëtarët që i takojnë opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e grupit parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi do të mbështesin Berishën në këtë tur takimesh me bazën apo simpatizantët.

Në 2 dhjetor është njoftuar mbajtja e Kongresit të jashtëzakonshëm të PD-së së drejtuar nga Berisha, ku një nga pikat është edhe votëbesimi i tij në postin e kryetarit, pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në 2021, pasi Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ish-Kryeministri nisi një tur takimesh në të gjithë vendin me simpatizantë dhe anëtarë të PD-së, proces që u përmbyll me mbajtjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm në 11 dhjetor 2021, ku Berisha u zgjodh kryetar i PD-së.

Nga ky moment PD ka hyrë një një proces gjyqesh për vulën dhe siglën, e cila pretendohet si nga Lulzim Basha ashtu edhe nga Sali Berisha.

 

Etiketa: berishafoltoreKryesore1PD

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Arjola tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV, akoma nuk… 

Arjola tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV, akoma nuk… 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com