GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U kap nga forcat speciale turke, ja si u zbulua Rexhepi nga agjensitë ligjzbatuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Ja si policia turke shtrin përdhe trafikantin e drogës Rexhepi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Rexhepi u arrestua nga forcat speciale turke në një vilë luksoze në Stamboll, atje ku ishte stacionuar për të jetuar një nga shqiptarët më të kërkuar në Botë.

Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori pasi kishte përfitur nga një lirim i parakohshëm nga burgu, ndërsa ishte zhvendosur në Kolumbi. Mendohet se zhvendosja e tij nga Ekuadori, ku i duhej të paraqitej pranë autoriteteve pasi ishte një lirim me kusht, kishte ndodhur për shkak të përplasjeve me grupe të tjera, që vepronin në fushën e trafikut të drogës.

Nga raportimet mësohet se Rexhepi ka tentuar ti shpëtojë arrestimit, duke përdorur një dalje nga pas shtëpisë ku kishte parkuar një automjet që mendohet se ishte me targa false.

Autoritetet turke kanë bllokuar në vilën luksoze të Rexhepit një armë pa leje, fishekë, celularë, karta sim, një lap top, si dhe USB.

Rexhepi kërkohej nga Italia dhe Shqipëria, ndërsa u kap në Turqi.

Por si ranë në gjurmët e shqiptarit 43 vjeçar autoritetet policore turke?

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, tha se agjensitë ligjzbatuese italiane kishin ndjekur dy fëmijët e tij, pasi ai jetonte në Stamboll me një tjetër identitet, duke përdorur dokumente false.

“Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll. Kishte një vit që ishte spostuar atje me familjen. Është nga fshatrat e Vlorës, emrin e vet e ka Gramoz, e ka emër të ndryshuar. Para se të shkonte në Turqi, ka qenë në Kolumbi.

Është martuar me një zonjë nga Kolumbia që është ndaluar edhe mbrëmë, ka dy fëmijë. Operacionin e kanë bërë turqit, por gjithçka e kanë organizuar italianët.

Ata kanë ditur lidhjen e tij dhe se kishte dy fëmijë dhe kanë ndjekur fëmijët. Ata kanë ndjekur fëmijët, dhe kjo ka qenë ndër arsyet që u zbulua dhe gabimi që është bërë nga Rexhepi.

Kishte vite që ishte i fshehur. Është akuzuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe ka pasur akuza për ngjarje kriminale. Ishin disa shërbime sekrete dhe Interpoli që e kërkonin prej vitesh. Ai u kap në Stamboll me një emër të ndryshuar.

Ka qenë i ndjekur prej vitesh hapa pas hapi nga italianët. Ka dënim në Shqipëri dhe dënim në Itali. Ekstradimi është i sigurt, por problemi është ku? Kush do të ketë prioritet në ekstradimin e tij Italia apo Shqipëria këtë do ta shohim. Nëse flet dhe bashkëpunon do të jetë tërmeti më i madh që ka njohur bota e krimit deri tani”, tha Kulla në “Zonë e Lirë”.

Etiketa: arrestimiKryesore1RexhepiTurqi

Lajme të lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Para
Edukatorja e kopshtit dhunoi 3-vjeçaren, qytetarët njoftojnë protestë

Dhuna ndaj 3-vjeçares, Lapaj: Policia bëri korrupsion me shëndetin e një fëmije

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Lexo më shumë
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş