GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dënua për pedofili, mësuesi justifikohet: S’ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht

18:18 - 06/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U dënua për pedofili, mësuesi justifikohet: S’ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mësuesi i dënuar për peodifili në Berat Engjëll Bregu, ka treguar për mediat versionin e tij të historisë lidhur me akuzën dhe dënimin e tij. Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por pretendon se jo me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.

“Unë jam dënuar vetëm pse i kam hedhur në dorë qafën në ekskursion, në ambient të hapur, po ka dhe nxënësi qejf që të përqafohet nga mësuesi. Mediat kanë marrë indicien nga drejtoresha. Kam qenë 43 vjeç, 23 vite punë, jepja mësim në Uznovë, jepja matematikë dhe fizikë. Nxora klasën kujdestare në ekskursion në Bugovë, rrugës duke qeshur, kam qenë mësues i ri në atë shkollë, se u mbyll shkolla e Kalasë dhe u emërova mësues në Uznovë. Mund të kem përqafuar 2, 3, 4, i hodha një vajzë dorën në qafë që as nuk kishte zhvillim, që të thoje e bëra me qëllim, nëna bëri denoncimin, u arrestova. Kërkova dëshmitarë, nxënësit nuk vinin erdhën me polici, unë dyshova për një njeri tjetër”, ka deklaruar ai.

Në këtë “skemë” ai përfshin edhe gazetaren që ka publikuar lajmin aso kohe. Kjo sepse sipas tij, gazetarja që ka publikuar lajmin ka qenë kolege me ish-gruan e tij dhe thekson se është e njëjta që e ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e pak ditëve më parë.  Ai flet edhe për një ngjarje të ngjashme që i ka ndodhur edhe në vitin 2009, ku është akuzuar për pedofili, por aso kohe ngjarja nuk është bërë publike në media, por vetëm mes mësuesve dhe Drejtorisë Arsimore në Berat.

“Në prill unë jam martuar, mora gruan e dytë, fill pas martesës, pa mbushur muaji, ndodhi një incident, duke më thënë në Drejtori Arsimore që prindër dhe nxënës të kanë akuzuar për ngacmim seskual, ka ndodhu në Ciflig të Beratit dhe më bëri çudi se ishte e njëjta gazetare që bëri kronikën në 2003 dhe ajo në 2009. Unë dyshova se mund të jenë mashtruar, DAR e Beratit nuk më tregoi asnjë emër, se kush ka bërë denoncimin, kërkova ballafaqim me drejtorin, e kanë pyetur, ai tha “asnjë fëmijë nuk ka denoncuar”, pastaj ika dhe nuk vazhdoja dot më me këto gjëra. Nëse do e kisha bërë do kisha varur veten, pedofilia është sëmundje, nuk është ves, ky mësues 36 vjet paska pasur një incident në 2003 në moshën 43 vjeç, do e kisha shfaqur edhe më parë”, rrëfen ai.

Bregu hedh akuza edhe në drejtim të drejtoreshës së shkollës ’22 tetori’, Albana Hoxha për mungesën e profesionalizmit që sipas tij, ajo ka treguar në këtë rast. 

“Në 11 kam marrë shkresën nga DAR, kam paraqitur dokumentin drejtoresha ka bënë në diskutim firmën, megjithatë kam vajtur në shkollë, më ka kërkuar uniformën e mësuesit, në këtë moment, kishte bërë një mesazh. DAR i Beratit më ka sjellë një mësues pedofil, të premten nisa punën, ditën e hënë ka bërë mesazhin. E ka bërë në një grup kur janë vetëm drejtorët e shkollave. E kam marrë vesh shumë vonë, dashamirës të mitë më kanë thënë, më thanë “ç’pati me ty që nxori këtë status”. Unë shkova në drejtoreshë për të bërë kërkesë që të ndërroja lëndët mësimore, se jepja fizikë dhe informatikë, ndërkohë që unë jepja fizikë dhe informatikë”, ka treguar ai në emisionin “Pa Gjurmë”.

Etiketa: Engjell Bregupedofili

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Orteku zë poshtë 8 persona në Austri, 3 prej tyre humbin jetën

Orteku zë poshtë 8 persona në Austri, 3 prej tyre humbin jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com