GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen 3 lokale të lojërave të fatit, 4 të arrestuar (EMRAT)

09:10 - 11/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen 3 lokale të lojërave të fatit, 4 të arrestuar (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia zbulon 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin, me kompjuterë dhe me celularë.

Arrestohen 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri. Sekuestrohen 7 celularë dhe 3 kompjuterë, nëpërmjet të cilëve organizoheshin lojëra fati.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë operacionit “Fati i lojërave” u arrestuan shtetasit Arbri Bakalli, Marjo Ogici, Klerdi Tafa dhe Fredi Sulejmani.

Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen shtetasit Tomorr Abazi dhe Shkëlqim Hoxha dhe u shpall në kërkim Klejdi Jarua alias Aurel Metushi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale në Fier dhe në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.

-U vunë në pranga shtetasit A. B., 45 vjeç dhe M. O., 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga shtetasi M. O.

-U vu në pranga shtetasi F. S., 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., 64 vjeç dhe Sh. H., 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.

-U vu në pranga shtetasi K. T., 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. J., alias A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar shtetasi K. T., ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

 

 

Etiketa: Fier

Lajme të lidhura

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!
Aktualitet

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

14:59 - 27/01/26
The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!
Aktualitet

The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

14:37 - 27/01/26
Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë
Aktualitet

Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

14:11 - 27/01/26
Para
Macron: Vrasja e adoleshentit nga policia, e pafalshme

Macron thirrje për ndalimin e vrasjes së foshnjave dhe grave në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut
Botë

Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

15:10 - 27/01/26

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur opinionin sportiv evropian këtë të martë, pasi shtatë persona kanë humbur jetën në...

Lexo më shumë
Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

14:59 - 27/01/26
The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

14:37 - 27/01/26
Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

14:11 - 27/01/26
Topalli: Qytetarët numërojnë qindarkat, pushtetarët milionat nga projektet imagjinare

Topalli: Qytetarët numërojnë qindarkat, pushtetarët milionat nga projektet imagjinare

14:03 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com