GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Rama flet për paktin me Italinë: Zhurmat nuk më shqetësojnë…

10:24 - 11/11/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama flet për paktin me Italinë: Zhurmat nuk më shqetësojnë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për median italiane. Këtë herë për prestigjiozen ‘Corriere della Sera”.

Ai tha se marrëveshja me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni do të ratifikohet në Parlament, dhe se Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje me vendet e tjera.

Sipas zv/sekretarit Fazzolari, emigrantët mund të qëndrojnë në qendër në Shqipëri deri në 18 muaj kështu?

Marrëveshja parashikon që emigrantët do të priten në qendrën e pritjes “me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian dhe europian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme”. Në rast se nuk ka më të drejtën e qëndrimit në struktura, Italia i transferon menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”.

A ka rrezik që mes emigrantëve të ketë terroristë?

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve”.

A nuk keni frikë se Italia do të braktisë refugjatët tuaj?

“Përgjigja është në marrëveshje. Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të kalojë maksimumin e lejuar nga legjislacioni italian për këtë çështje. Autoritetet italiane, në përfundim të procedurave të kryera në përputhje me legjislacionin e tyre, do të marrin masa për largimin”.

Kush do të vijë në Shqipëri? Në fillim dukej se ishte vetëm për burra

“Ata që përçuan në media në mënyrë të shtrembër atë që tha Meloni në konferencën për shtyp, folën për “burra”. Kryeministrja nënvizoi se të miturit dhe gratë shtatzëna nuk bëjnë pjesë në kategoritë e personave që do të priten në qendrën e pritjes në Shqipëri”.

A jeni kontaktuar nga vende të tjera europiane pas marrëveshjes me Italinë?

“Jo. Dhe ne nuk do të jemi për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim të kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë Ky operacion do të jetë 100% përgjegjësi e palës italiane, në çdo aspekt.

Një nga partitë e opozitës shqiptare pretendon se nuk është kushtetuese t’i lëshosh një tokë një shteti tjetër?

“Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim”.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha tha për “Corriere” se ka frikë nga ksenofobia dhe protestat kundër italianëve. Çfarë përgjigje i jepni?

“Unë nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, e nuk komentoj fjalët e një politikani si ai i shpallur i padëshiruar nga SHBA-të për “korrupsionin e rëndë që përfshiu familjen e tij dhe për minimin e demokracisë” në vendin tonë. Nuk e komentoj as në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dinë mirë se çfarë është emigracioni dhe mikpritja ndaj atyre në nevojë”.

Jeni të pakënaqur me reagimin e Partisë Demokratike Italiane?

“Unë kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë socializmin dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë vijnë e shkojnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Për çfarë e kritikoni Partinë Demokratike Italiane për reagimin e saj dhe fenomenin e migracionit?

“Asgjë! Askush në Evropë nuk mund të thotë se kanë zgjidhjen ideale dhe funksionale në të njëjtën kohë. Derisa Evropa të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë – edhe në aplikimin e saj të përditshëm – kjo do të mbetet një histori betejash dhe lojërash politike në shtetet anëtare”.

Keni pasur ndonjë reagim, qoftë edhe informal, nga pjesa tjetër e PSE?

“Jo, asnjë reagim”.

Duket se keni një marrëdhënie të veçantë me disa kryeministra italianë si Renzi dhe Meloni. Pak më pak me të tjerët, për shembull Draghi. Pse?

“E ke gabim, por nuk është faji juaj: Draghi ka fatin të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk mund ta dijë se marrëdhënia ime me të është gjithashtu e veçantë. Për të qenë i qartë: një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur është që Mario më kërkoi t’i drejtohesha me emër. Ai është një monument i gjallë”.

Pas gjithë kësaj zhurme, jeni ende të bindur për këtë marrëveshje me Italinë?

“Zhurmat” si këto, siç i quani me të drejtë, nuk më shqetësojnë fare”.

Etiketa: Edi RamaKryesore1pakti per refugjatet

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 32-vjeçari në Rrëshen

Lëvizte i armatosur nëpër qytet, arrestohet 32-vjeçari në Rrëshen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com