GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha apo Basha? Lindita Nikolla zbulon se kë nga grupimet njeh për PD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Korreshi hodhi tymuese, por vuri në vështirësi Berishën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë në emër të Kryeparlamentares Lindita Nikolla ka zbuluar, ndoshta pa dashje, se kë njeh numri 2 i shtetit, për Parti Demokratike.

E ndërsa në Kuvend mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama vijon lojrat lidhur me atë se cili është kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi apo Lulzim Basha (ose një i mandatuar prej tij), duket se si subjekt Partia Demokratike, Lindita Nikolla njeh grupimin e drejtuar nga Lulzim Basha.

Edhe pse gjyqësori shqiptar prej të paktën dy vitesh mban zvarrë çështjen, duke mos dhënë një vendim se kush është kryetari i PD-së, pasi ka tre palë që i janë drejtuar Gjykatës, Nikolla përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, e konsideron PD-së e drejtuar nga Sali Berisha si Foltore.

“Deklarata e sotme e Foltores është e mbushur me të pavërteta e sajime, të cilat nuk i përgjigjen realitetit. Shpenzimet për të cilat bëhet fjalë në deklaratën e Foltores janë shpenzime për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe aspak për shpenzime luksi.

Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, zëri kryesor, 829.700.000 lekë, janë pagat e deputetëve dhe të administratës. Mos vallë nuk duhet të paguhen deputetët dhe administrata?

Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, bëjnë pjesë shpenzimet operative, 479.556.000 lekë, të domosdoshme për mbështetjen e veprimtarive parlamentare dhe kryerjen e funksioneve të Kuvendit. Mos vallë duhet të ndërpritet veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë?

Në ato që Deklarata e Foltores i quan shpenzime luksi, bëjnë pjesë shpenzimet për udhëtime jashtë vendit të delegacioneve të Kuvendit, 58.391.411 lekë, në kuadër të detyrimeve për të marrë pjesë dhe kontribuar në veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare ku jemi anëtarë”, thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit që drejtohet nga Lindita Nikolla, e cila vijon lojën me atë se kë njeh mazhoranca e Edi Ramës për opozitë, apo se kujt i takon emërtesa “Partia Demokratike”.

Nuk dihet nëse ky është një lapsus, por përmendja disa herë e emërtimit “Foltore” duket se është qëndrimi që Nikolla si Kryeparlamentare ka për PD-në e drejtuar nga Berisha.

Ish-Kryeministri nuk ka regjistruar asnjë subjek politik në Gjykatë, ndërsa “Foltore” ai konsideroi turin e takimeve që nisi përpara se të zhvillonte Kuvendin e Rithemelimit të PD-së. Nuk dihet se nga e ka nxjerrë Nikolla e Kuvendit këtë emërtim, aq më tepër në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe nisur nga kjo deklaratë zyrtare e Kuvendit në emër të Lindita Nikollës shpjegohet edhe fakti sepse zyrtarisht Parlamenti nuk njeh Gazment Bardhin si Kryetarin e Grupit Parlamentar, edhe pse shumica e deputetëve të PD-së e kanë mandatuar atë në këtë funskion. Kjo shpjegon më tej sepse Kuvendi i drejtuar nga Lindita Nikolla nuk pranon të ndryshojë përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke zëvendësuar emrin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar me atë të Oerd Bylykbashit, apo pse Kuvendi nuk pranon kërkesat e paraqitura nga Grupi i deputetëve të PD-së të drejtuar nga Gazment Bardhi për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ndoshta kjo është arsyeja që një grup deputetësh që janë atashuar në grupimin e Lulzim Bashës atakojnë çdo aksion opozitar në sallën e Kuvendit dhe disa prej tyre luajnë rolin plotësuesit të numrave në Komisionet Parlamentare sa herë mazhorancës u duhet kuorumi për të zhvilluar mbledhjen.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1NikollaPD

Lajme të lidhura

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias
Breaking Views

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26
Para
EMRI/ Vetëhidhet nga furgoni Peqin-Elbasan, humb jetën gruaja

Përplasen dy automjete, plagosen 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo
Breaking Views

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos në “Air Albania” ka nisur me një dëmtim të rëndë. Ndërhyerja...

Lexo më shumë
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

Financimi i partive politike, Peleshi dërgon ligjin në Komisionin e Venecias

18:39 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com