GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosovë vs Izrael, nën masa të forta sigurie. Stadiumi pothuajse bosh

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë vs Izrael, nën masa të forta sigurie. Stadiumi pothuajse bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova dhe Izraeli po luajnë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, një takim i prapambetur për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Autoritetet kosovare i rritën masat e sigurisë nga momenti futbollistët izraelitë mbërritën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta.

Ndeshja duhej të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi militantët e grupit radikal i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Një numër shumë i vogël i tifozëve ndodhen në stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi.

Por, forma e dobët e kombëtares, ndoshta moti i keq, si dhe rrethanat në të cilat u zhvillua, ajo mund të kenë ndikuar, në praninë e ulët të tifozëve.

Disa orë para ndeshjes, një slogan i madh me mbishkrimin “Free Palestine”, apo në shqip “Liri për Palestinën”, u vendos në ndërtesën e Hotelit Grand në qendër të qytetit pranë një flamuri ukrainas nga grupi aktivist Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist – por u hoq shpejt.

Disa ditë para kësaj ndeshjeje, një grup pro-palestinez kishte kërkuar leje për protestë paqësore në ditën e ndeshjes, por Policia e hodhi poshtë kërkesën e tyre për shkaqe sigurie.

Të shtunën, Policia e Kosovës njoftoi se i ka shtuar masat e sigurisë dhe se i ka ndaluar materialet me përmbajtje fetare dhe politike përreth dhe pranë stadiumit në Prishtinë.

Etiketa: IzraelKosovendeshja

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Rama-Meloni, marrëveshja që bie era e yndyrës… Pse u harrua ajo për pensionet

Rama-Meloni, marrëveshja që bie era e yndyrës... Pse u harrua ajo për pensionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com