GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I zhdukur prej gushtit, gjendet i vdekur 71-vjeçari. Detajet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta papritur anëtari i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 71-vjeçar, i denoncuar i zhdukur prej muajit gusht është gjetur i vdekur nga ekipet e kërkimit.

Ekskursionisti, që rezultonte i humbur që prej gushtit në Kolorado, SHBA, është gjetur i vdekur me qenin të gjallë ende pranë trupit të tij, njoftonin sot autoritetet.

Trupi i 71-vjeçarit Rich Moore, i cili që shpallur i humbur që prej 19 gushtit, u gjet javës që shkoi, sipas një postimi në rrjetet sociale nga grupi i shpëtimit ‘Taos Search and Rescue’. Qeni i Moore ishte gjallë duke qëndruar pranë tij.

Rrjeti lokal Denver Gazette, duke citur të dhënat e sherifit të Archuleta thoshte se Moore e qeni i tij ishin zhdukur pasi ishin nisur për t’u ngjitur në këmbë në majën ‘Blackhead Peak’, e cila është rreth 30 km në lindje të qytezës së Pagosa Springs.

Zyrtarët thonin se trupi i Moore ishte gjetur më 30 tetor nga një gjuetar në luginen në juglindje të malit Blackhead Peak, ndërsa qenii tij i bardhë, Finney, qëndronte pranë trupit të të zotit.

Zyrtarët kishin rikuperuar trupin e të ndjerit Moore, ndërsa Finney u transportua në një qendër veterinare për trajtim dhe tashmë është bashkuar me familjarët e saj, thanë zyrtarët.

Policia nuk publikonte shkakun e vdekjes së Moore’ por tha se nuk kishte elementë kriminalë.

Maja e Blackhead Peak, rreth 400 metra e lartë, është pjesë e maleve San Juan në jugperëndim të Kolorado.

Në postimin e tyre, grupi ‘Taos Search and Rescue’ thanë se kishin reaguar ndaj thirrjes për kërkimin e të humburit, me qenin e tyre.

“Nisëm kërkimet nga rrëza e majës ku ishte e parkuar makina e tij. Më pas me helikopter nisën të kërkonim në zbritje dhe e gjetëm rreth 3 km larg vendit tonë të zbritjes”, tha zyrtarja e shpëtimit Vanne-Brightyn.

Kjo është të paktën hera e tretë që qeni gjendet gjallë pranë një ekskursionisti të vdekur prej një viti në SHBA, që do të thotë se ata kanë pësuar probleme mjekësore, mundësisht atak të papritur kardiak.

Në maj 2022, një qen Labrador u gjet pranë trupit të vdekur të të zotit të tij, një 74-vjeçar nga Arizona humbi jetën papritur gjatë një ekskursioni.

Një muaj para kësaj, një 29-vjeçar ekskursionist u gjet i vdekur në parkun Griffith në Los Angeles, me qenin pranë tij, thonin autoritetet.

Anëtarët e familjes thanë se me sa dukej qeni nuk ishte larguar nga trupi për afro dy javë.

Etiketa: ekskursionistmalVdekje

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Prekëse, futbollisti në Francë i dedikon golin Dwamenas

Prekëse, futbollisti në Francë i dedikon golin Dwamenas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26

Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy...

Lexo më shumë
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com