GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

IDF hyn në Parlamentin e Hamasit, ngre flamurin e Izraelit

08:25 - 14/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
IDF hyn në Parlamentin e Hamasit, ngre flamurin e Izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë javë pas fillimit të luftës Izrael-Hamas, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad deklaroi dje se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës” dhe se luftëtarët e tij “po ikin në jug”.

“Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit dhe nuk i besojnë më qeverisë që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pamëshirshëm nga Izraeli”, tha Gallad në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.

Në mbështetje të deklaratave të Galladit, ushtria izraelite marshoi në qytet, duke pushtuar dhe shkatërruar bazat dhe strukturat e Hamasit.

Pak para deklaratave të Galladit, ushtarët izraelitë publikuan foto që tregonin se ata “pushtuan” të ashtuquajturin “parlamentin e Hamasit” në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit.

Ndoshta në shenjë të pozitës së vështirë në të cilën është gjendur, Hamasi i tha dje një grupi ndërmjetësuesish se është gati të lirojë deri në 70 gra dhe fëmijë të mbajtur peng në Rripin e Gazës nëse shpallet një armëpushim pesë-ditor, tha organizata, e Brigadave Ezzedine al-Qassam.

Armëpushimi duhet të përfshijë dërgimin e ndihmave humanitare kudo në Rripin e Gazës, shtoi organizata.

Zëdhënësi tha gjithashtu se një ushtare izraelite, e cila ishte në mesin e pengjeve, u vra më 9 nëntor nga bombardimet izraelite.

Ushtria izraelite konfirmoi sot identitetin e një ushtareje femër të mbajtur peng nga Hamasi, pasi krahu i armatosur i lëvizjes islamike palestineze publikoi një video që tregonte robin e ri.

“Ne qëndrojmë pranë familjes Marciano, vajza e së cilës, Noa, u rrëmbye brutalisht nga organizata terroriste Hamas,” tha ushtria izraelite në një deklaratë të lëshuar rreth mesnatës, duke konfirmuar për herë të parë identitetin e një prej rreth 240 pengje në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi territorin izraelit më 7 tetor.

Të hënën vonë mbrëma, Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, publikoi videon e ushtares femër duke lexuar një mesazh në hebraisht, duke treguar emrin dhe numrin e regjistrimit ushtarak dhe se ajo është mbajtur në Gaza për katër ditë.

“Një përfaqësues i IDF shkoi në shtëpinë e familjes Marciano dhe i informoi ata për publikimin e videos,” thanë forcat e armatosura izraelite, duke akuzuar Hamasin se vazhdon të praktikojë terrorizëm psikologjik dhe të sillet në mënyrë çnjerëzore duke publikuar foto dhe video të pengjeve.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet për t’i kthyer pengjet në shtëpitë e tyre,” tha IDF.

Krahu i armatosur i Hamasit akuzoi dje ushtrinë izraelite se shmang përmbushjen e kushteve që i vendosi në negociatat e ndërmjetësuara nga Katari. Më tej, ai siguroi se është i gatshëm të vazhdojë me lirimin e 70 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës në këmbim të shpalljes së armëpushimit pesëditor dhe dërgimit të ndihmave humanitare në enklavën palestineze.

Etiketa: IDFLuftaparlamenti Hamas

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Trafikanti belg “zbërthehet” pas dënimit: Kreu i bandës së kokainës është shqiptar…

Trafikanti belg "zbërthehet" pas dënimit: Kreu i bandës së kokainës është shqiptar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com