Shiu i dendur gjatë natës ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Në Durrës disa rrugë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë, ku për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur probleme në lëvizjen e makinave dhe të kalimtarëve, ndërsa shumë fshatra kanë probleme me furnizimin e energjisë.
Në errësirë kanë ngelur edhe disa fshatra në Elbasan si pasojë e shiut. Si pasojë e reshjeve të shumta Përroi i Goricës në Shkodër ka shkaktuar përfshirjen nga uji të rreth 150 hektarë tokë bujqësore, ndërsa mësohet se nuk ka problematika sa i takon rrugëve apo shtëpive.
Si pasojë e motit të keq edhe në këtë qark ka probleme me furnizimin me energji elektrike në njësinë Administrative Rrethina, në fshatrat Bardhaj, Hoti I Ri, Golem, Shtoj i ri, po ashtu në Njësinë Administrative, Ana Malit dhe në njësinë administrative Pult nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Discussion about this post