GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dhoma e Përfaqësuesve kalon projektligjin, shmang mbylljen e qeverisë

08:18 - 15/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhoma e Përfaqësuesve kalon projektligjin, shmang mbylljen e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar të martën një projektligj të përkohshëm për shpenzime që do të shmangte mbylljen e Qeverisë amerikane. Projektligji është miratuar nga të dyja partitë.

Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në mesnatën e së premtes.

Vota e së martës ka qenë fitore për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i cili është përballur me kundërshtime nga disa republikanë, në tentimin e parë për këtë votim.

Johnson është zgjedhur në pozitën e udhëheqësit më pak se tri javë më parë, pasi disa javëve të kaosit në Dhomën e Përfaqësuesve, në tentim e sipër për të pasur lider.

Lideri i shumicës në Senat, demokrati Chuch Schumer, ka thënë përmes një deklarate se është gëzuar që projektligji ka ecur përpara “me mbështetje të fortë dypartiake”, duke shtuar se ai do të punojë me republikanin në Senat, Mitch McConell, për ta miratuar atë “sa më shpejt që është e mundur”.

Projektligji aktual do t’iu japë më shumë kohë ligjvënësve që t’i analizojnë hollësitë për financat e vitit të ri buxhetor, të cilat përfshijnë gjithçka prej ushtrisë e deri te hulumtimet shkencore.

Paraardhësi i Jonhsonit si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është shkarkuar nga kjo pozitë prej republikanëve, pasi në një votim të ngjashëm në shtator ai është varur nga votat e demokratëve për ta shmangur mbylljen qeveritare.

Mirëpo tani disa republikanë kanë thënë se projektligji që është miratuar, është më i mirë sesa opsionet tjera.

“Nuk është ideal”, ka thënë republikani Mike Garcia.

“Mirëpo mbyllja është shumë më e keqe”.

Në projektligjin e miratuar parashihen fonde për ushtrinë, përfitime për veteranët, transport, banim, zhvillim urban, bujqësi, për programet e energjisë dhe ujit, dhe për Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe deri më 19 janar. Fondet për operacionet tjera qeveritare parashihen të skadojnë më 2 shkurt./ REL

Etiketa: dhoma e perfaqesueseveSHBA

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Mbetje kockore të groposura në Xarrë, reagon Policia: Po hetojmë…

Mbetje kockore të groposura në Xarrë, reagon Policia: Po hetojmë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com