GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milano, pretendent për organizimin e finales së Champions League

09:36 - 15/11/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Ndryshime në formatin e Champions League, ja çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë gjithçka është zyrtare, qyteti i Milanos do të jetë një prej vendeve kandidate për të organizuar finalen e turneut më prestigjioz për klube, UEFA Champions League, në vitin 2026 ose 2027, me Bashkinë e këtij qyteti që e ka miratuar rezolutën dhe tani pret 6 majin 2024, kur UEFA do të japë verdiktin përfundimtar.

Vendimi për të aplikuar plot 10 vite, pas finales së vitit 2016, ku “galaktikët” e Real Madrid mposhtën “Los Colchoneros” e Atletico Madrid ishte shpallur në verë nga kryetari i Bashkisë, Beppe Sala dhe tani ka marrë dritën jeshile përfundimtare.

Procesi i aplikimit, siç thuhet në rezolutë, “parashikon dërgimin e Dosjes së Aplikimit në UEFA nga Federata Italiane e Futbollit pas diskutimeve të thelluara me qytetin pritës kandidat, me afatet e treguara më poshtë:

– Deri më 15 nëntor 2023, dorëzohet dosja paraprake. Nëse dosja është e pamjaftueshme, aplikacioni mund të refuzohet që në këtë fazë;

– Deri më 21 shkurt 2024 dorëzohet  dosja e Ofertës Përfundimtare, e cila do të përmbajë detaje të mëtejshme nga ato të treguara në Dosjen e Ofertës Paraprake, si dhe çdo informacion dhe sqarim të mëtejshëm të kërkuar nga UEFA”.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë verës, organi më i lartë i futbollit në Evropës, UEFA, njoftoi se kishte marrë  deklarata interesi nga 9 federata për të pritur finalet e garave evropiane të klubeve në 2026 ose 2027, ku në total janë 8 ndeshjes dy finalet e Champions League, dy finalet e Champions League për femra, dy finalet e Europa League dhe dy finalet e Ligës së Konferencës. Në atë kohë i vetmi qytet tjetër kandidat së bashku me Milanon ishte Budapesti.

Etiketa: ChampionsMilano

Lajme të lidhura

Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres
Sport

Mbrëmje ‘zjarri’ në Champions League, sot vendoset fati i shumë skuadrave të mëdha

09:34 - 28/01/26
Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK
Breaking Views

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

23:27 - 27/01/26
Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve
Sport

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve

23:08 - 27/01/26
Para
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO

"Korrupsion në zgjedhje", Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha
Breaking Views

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26

Përfaqësuesit e 16 familjeve, banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, kanë...

Lexo më shumë
Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet

Vendimi/ Çmimet e çadrave dhe shezlongëve, bashkitë përcaktojnë ‘tavanin’, kush e tejkalon ndëshkohet

20:35 - 28/01/26
Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

20:26 - 28/01/26
Rregulla të reja për Maturën: Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës

Rregulla të reja për Maturën: Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës

20:20 - 28/01/26
Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

19:45 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com