GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtronin të huajt në bursa fiktive, 3 të arrestuar në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtronin të huajt në bursa fiktive, 3 të arrestuar në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hide call”, duke arrestuar 3 persona që mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive.

Gjithashtu 2 persona janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Hide call”.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, vijon puna për kapjen e një tjetri (bashkëpunëtorë me 3 të arrestuarit).

Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hide call”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: bursamashtrim

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
SPAK do japë pretencën për Redjan Rrajën e Kejvina Kthellën, detajet

SPAK do japë pretencën për Redjan Rrajën e Kejvina Kthellën, detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com