GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ne fituam dhe e dhamë leksionin tonë”, flasin studentët e Mjekësisë

12:26 - 15/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ne fituam dhe e dhamë leksionin tonë”, flasin studentët e Mjekësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studentët e Mjekësisë kanë dalë ditën e sotme me një deklaratë për mediat, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ata janë shprehur falenderues dhe besimplotë se drejtësia do të japë përgjigjen përfundimtare për anulimin e ligjit pas shqyrtimit të çështjes në themel.

Studentja Dea Guri tha se protesta e arriti fitoren parë dhe se do të ndjekin çdo hap të çështjes.

Guri u shpreh se studentët janë kthyer në leksione dhe janë aty për të ndjekur mësimet me dinjitet për të qëndruar në këtë vend.

“Pranohet për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese pezullimi ligjit. Jemi shpresëplotë që do të fitojmë. Lufta bëhet për të qendruar në këtë vend për dinjitet. Seanca e rradhës do të mbahet në 21 Dhjetor dhe ne do të jemi aty për të ndjekur çdo hap. Kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjitha palët. Shpresojmë shumë që drejtësia të jap përgjigjen e merituar. Falenderojmë prindërit dhe të gjithë ata që na u bashkuan dhe ata që ishin skeptik. Ne tani ja besojmë Gjykatës Kushtetuse gjithë vijimin e çështjes dhe nga ana tjetër theksojmë se studentët e dhanë leksionin e tyre, edhe se ata gjithmonë fitojnë. Përsa i përket tarifës nuk ka më koment se është qartë duke qenë se ligji u pezullua.“-tha studentja.

Ky ligj u miratua në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar, më 21 Korrik 2023, me 71 vota pro të mazhorancës dhe 23 kundër, teksa është kundërshtuar si nga opozita, por edhe nga vetë studentët, të cilët kanë dalë në protesta të shumta.

Fillimin e vitit akademik studentët e bojkotuan për rreth një muaj për shkak të kundërshtisë ndaj këtij ligji, deri në momentin kur ranë në një marrëveshje me rektorin Arben Gjata. Ata u kthyen në auditore, pasi rektori u premtoi pezullimin e vendimit deri në momentin kur të shprehej Kushtetuesja.

Etiketa: deklarataKryesore1studentet e Mjekesise

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
‘Tradhtar i marrëveshjes’/ Letra e Braverman drejtuar Rishi Sunak

‘Tradhtar i marrëveshjes’/ Letra e Braverman drejtuar Rishi Sunak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com