GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Mete i jep djalit të Valentina Leskajt 2 miliardë lekë, për hekurudhën Durrës-Prishtinë

14:45 - 15/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ervin Mete i jep djalit të Valentina Leskajt 2 miliardë lekë, për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i ri i Financave, Ervin Mete, po e mbyll buxhetin e vitit 2022 me abuzime dhe “Red Flag”. Ditën e sotme është publikuar tenderi me objekt “Studim i fizibilitetit dhe projekt-ide për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”. Punimet nuk dihet se kur fillojnë, por vetëm për studimin e fizibilitetit të projektit do të shpenzohen 2 miliardë lekë. Për të kryer këtë shërbim, Metes i janë paraqitur 5 oferta, ku ajo e “YUKSEL PROJE A.S ishte më e lira me vlerë 1.5 miliardë lekë.

Gjithsesi ministri nuk e ka marrë parasysh këtë kriter të rëndësishëm dhe shohim që ai ka pranuar njërën nga ofertat më të shtrenjta me vlerë 1.7 miliardë lekë e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” & ABKONS SH.P.K. Këto dy firma duhet të sigurojnë katër inxhinierë dhe një ekonomist të cilët do të japin ide për projektin dhe do të përfitojnë 2 miliardë lekë.

Ministri Mete nuk ka marrë parasysh vlerën e ofertave, por ka zbatuar porosinë për t’ua dhënë tenderin miqve të vjetër të kryeministrit.

Edhe ish-ministrja Ibrahimaj që e nisi përgatitjen e këtij tenderi, kishte favorizuar të njëjtën kompani.

ILF Consulting Engineers Austria GmbH” duket si garniturë në këtë bashkim operatorësh, pasi përfaqësohet me prokurë nga “ABKONS” SHPK. “De facto” gjithçka është në dorë të “ABKONS” SHPK e cila zotërohet në masën 70% nga “BLESSED INVESTMENT”, e cila në masën 100% është pronë e Besnik Leskajt, djalit të eksponentes së PS-së, Valentina Leskajt.

Si e mori tenderi Leskaj?

Historia nuk është vetëm kaq! Konkretisht, afera ka nisur më herët sepse tenderi i ka hedhur hapat e parë në tetor të vitit 2022. Ndërkohë në prill të këtij viti Gijotina.com tregoi se si u anulua tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Parashikohej që studimi i planit do të zgjaste një vit e 2 muaj, pra të përfundojë deri në fund të vitit 2023.

Por, ja fundi i 2023 erdhi dhe deri më tani puna e vetme që është bërë, është plotësimi i kërkesës së Leskajt.  Ndërkohë, tenderi pasi ishte “denoncuar” në KPP më datë 19 dhjetor 2022 nga kompania austriake “ILF Consulting Engineers Austria” GmbH, dhe ajo “Abkons” SHPK pëqr të zvarritur procesin.

Në këtë ankimim ata pretendonin se Hekurudha Shqiptare si autoriteti kontraktor në këtë projekt i ka skualifikuar pa të drejtë dhe pa shqyrtuar sipas ligjit dokumentet e tyre.

Sipas informacioneve zyrtare, këto dy firma janë përjashtuar se kanë pasur mungesë dokumentesh për të përmbushur kriterin “shërbim konsulence”, si dhe mangësi në raportimin e të dhënave financiare për vitin 2020.

Po tani, a i plotësuan kriteret austriaku dhe Leskaj? Epo pas një “denoncimi” tek Jonai Myzyraj, kryetari i KPP. rruga hapet dhe legalizohen shkeljet. Prandaj  ILF Consulting Engineers Austria” GmbH, dhe  “Abkons” SHPK morën fitoren automatikisht.

Kështu ministri Mete e pati të lehtë ta merrte vendimin që këto 2 miliardë lekë, ashtu siç ishte porosia nga lart, të shkonin tek zoti Leskaj.

 

Mashtrimet e Leskajt me koncesionin e hekurudhës Ballsh- Fier-Vlorë

Djali i Valentina Leskajt dhe ortakët e tij mashtrojnë me koncesionin e linjës hekurudhore Ballsh-Fier-Vlorë, duke mos kryer investimet e premtuara dhe fshehin të ardhurat. Në vitin 2016, Agjencia Prokurimit Publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion 25 vjet të rrjetit hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” kompaninë “Abrail”, bashkim i shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” dhe ARC. Dy kompaniët e fundit i përkasin Besnik Leskajt dhe Arjan Leskajt, djalit të ish-nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj.

Vlera e investimit për rikostruksionin e hekurudhës, të premtuar në kontratë, ishte 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD. Qëllimi ishte që hekurudha të transportonte naftën nga rafineria e Ballshit dhe e Fierit, si dhe naftën bruto drejt parkut “Petrolifera” në Vlorë.

Por gjithashtu koncesionari ka detyrimin të rivendosë transportin e udhëtarëve.

Sipas kontratës së koncesionarit sasia mesatare e transportuar e mallrave/mineraleve për vit kalendarik parashikohej të ishte 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit. Koha e zbatimit te punimeve ishte përcaktuar 46 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe vlera e investimit (pa TVSH) është 2,4 miliardë lekë.

Por edhe pas 7 vitesh, ky sistem hekurudhor nuk kryen shërbimet për të cilat detyrohet. Këtë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimit të krye në Ministrinë e Infrastrukturës në lidhje me këtë projekt.  Në raport thuhet se, Kontrata e koncesionit “Rehabilitimi, operimi dhe transferimi (ROT) i rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier –Vlorë” nuk është realizuar sipas afateve treguesit e performancës.

Kjo është një arsye e mjaftueshme që projekti i rëndësishëm i linjës Durrës-Prishtinë të mos i jepej Leskajt!

 Lexo edhe: Berberi i fal 740 mijë € djalit të Valentina Leskajt pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimankimimbujar leskajErvin Metehekurudha prishtin durresMinistria e FinancavetenderValentina Leskaj

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Hamasi pranon marrëveshjen: Liron 50 pengje për 3 ditë armëpushim

Hamasi pranon marrëveshjen: Liron 50 pengje për 3 ditë armëpushim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com