GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

S’ka më tabu! Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë i duan buzët si…

14:41 - 15/11/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka më tabu! Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë i duan buzët si…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk është më një tabu por është një fakt.

Prirjen për t’u orientuar drejt kirurgjisë plastike nuk e kanë vetëm gratë, por dhe burrat.

Trendi i të dukurit perfekt, pa rrudha në fytyrë, pa ngarkesa dhjamore në trup ka përfshirë edhe meshkujt shqiptarë, me prirjen më të madhe tek ata që shfaqen edhe në median vizive.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku i ftuar ishte mjeku estetist, Panajot Papa.

I pyetur ‘a duket se ndërhyrjet estetike ose ndërhyrjet kirurgjikale estetike nuk janë më një privilegj vetëm i femrave, duket se meshkujt janë shtuar pafund tashmë?’, Papa u përgjigj:

“Ne mund të themi që kirurgjia plastike ndahet në dy degë, që është mjekësia estetike dhe kirurgjia plastike e operacioneve. Po të shkojmë të marrim të dhëna në Amerikë, ku kemi të dhëna, mund të themi që trajtimet estetike janë shumë herë më lart se kirurgjia në vetvete.

E sigurisht po të shkojmë të shohim anën e pacientëve meshkuj, gjëja e parë që shikojmë është që rreth 1.5 milionë amerikanë kanë bërë trajtimin e botoksit.

Domethënë në një popullsi që është rreth 300-330 milionë, është një popullsi shumë e theksuar mund të themi. E po të shohim trendin kemi një rritje shumë të lartë. Kirurgjia plastike ose mjekësia estetike është një nga gjërat më të bukura në momentin që bëhet bukur.

Në momentin që ti ose pacienti jashtë, ose miqtë e tu të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke bërë diçka’, automatikisht aty nuk është suksesi. Suksesi është harmonia dhe harmonia ka të bëjë te fakti që nëse e bën punën tamam në një mjek dhe tjetri nuk arrin të kuptojë se çfarë ke bërë, aty suksesi është më i madh”.

Ndërsa duke folur për në Shqipëri, ai u shpreh se meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike.

“Në Shqipëri nuk është më tabu. Në momentin që miqtë vërejnë që t’i ke bërë ndërhyrje, atëherë trajtimi estetik nuk është bërë mirë. Kompanitë po zgjerojnë trendin duke bërë ndërhyrje dhe për 24 orë, kjo do të thotë që t’i mund ta bësh botoks në mëngjes që të japë efekt në mbrëmje”, tha Papa.

Ky i fundit madje tregoi edhe një rast kur ka shkuar një djalë dhe i ka kërkuar që t’i bëjë buzët si të reperit të njohur, Noizy.

“Më ka ndodhur që më ka ardhur një çun i shoqëruar me dy vajza edhe më thoshte i dua buzët si një këngëtar mashkull. Donte të frynte buzët. Ai këngëtari mund t’i ketë vetë se ia ka dhënë mami dhe babi. I donte si Noizy”, tha kirurgu estetik.

Etiketa: kirurgjia estetikeNoizy

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Franca lëshon fletëarresti për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad

Franca lëshon fletëarresti për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com