GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

KE: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet në 2023 dhe 2024

në Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
KE: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet në 2023 dhe 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024 në raport me 2022-n, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, i ndikuar nga ngadalësimi i konsumit privat si rrjedhojë e çmimeve të larta, frenimit të punësimit dhe efektit negativ që po jep në konkurrueshmërinë e eksporteve forcimi i lekut.

Edhe investimet private priten në rënie si rrjedhojë e shtrëngimit të kushteve të financimit po ashtu dhe ato publike, pasi do të kërkohen më shumë fonde për politikën e rritjes së pagave.

Sektori që pritet të ketë ecurinë më të mirë është ai i turizmit, i ndikuar nga oferta e lirë e Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe alternativave turistike.

Sipas raportit të vjeshtës së Komisionit Europian, pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024 pasi konsumi privat parashikohet të ngadalësohet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe ecurisë më të dobët të punësimit.

Ndërkohë, rritja e investimeve do të dobësohet si përgjigje ndaj shtrëngimit të kushteve të financimit dhe uljes së investimeve publike. Gjithashtu, eksportet e mallrave parashikohen të dobësohen, pjesërisht për shkak të humbjes së konkurrencës së çmimeve nga mbiçmimi i monedhës vendase, ndërkohë që eksportet e shërbimeve nga turizmi pritet të mbeten të forta.

Ripërshpejtimi i konsumit dhe investimeve private pritet të rrisë rritjen ekonomike në 3.7% në vitin 2025. Reduktimi i borxhit publik parashikohet të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në vitet e mëparshme.

Rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024

PBB-ja reale u rrit me 3.2% në terma vjetorë në tremujorin e dytë të vitit 2023, nga 2.8% në tremujorin e mëparshëm, si rrjedhojë e investimeve të forta private dhe konsumit, ndërkohë që eksportet neto kontribuuan negativisht në rritjen e PBB-së pavarësisht nga turizmi i fortë. Rritja pritet të ngadalësohet nga 4.8%. në 2022 në 3.5% në 2023, duke reflektuar efektet bazë dhe ngadalësimin e konsumit privat si rrjedhojë e çmimeve ende të larta të ushqimeve, edhe pse vendi vazhdon të përfitojë nga rritja e punësimit dhe rritja e pagave reale.

Investimet pritet gjithashtu të ngadalësohen për shkak të kushteve më të shtrënguara të financimit për kreditë e biznesit ndërkohë që investimet publike pritet të reduktohen për të krijuar hapësirë për rritjen e pagave në sektorin publik. Pavarësisht se sezoni turistik i shtyu eksportet e shërbimeve në një kulm të ri, eksportet neto parashikohen të ndikojnë negativisht në PBB, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve të mallrave, të cilat ndikohen nga mbiçmimi i fortë i monedhës dhe rënies së kërkesës së jashtme për materiale ndërtimi.

Rritja e importeve të mallrave gjithashtu pritet të bjerë ndjeshëm duke reflektuar efektet bazë, ngadalësimin e kërkesës së brendshme dhe rritjen e inventarit të vitit të kaluar. Gjithsesi rritja e importeve të shërbimeve pritet të mbetet e fortë. Besimi i biznesit u përmirësua vazhdimisht në të gjithë sektorët që nga fundi i vitit 2022, por në mesin e vitit 2023 besimi në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit filloi të bjerë.

Këta faktorë parashikohet të vazhdojnë të ndikojnë në kërkesën e brendshme në vitin 2024 dhe të ngadalësojnë rritjen e PBB-së më tej në 3.1%.

Ngadalësimi i rritjes së punësimit pritet të rëndojë mbi konsumin privat, ndërsa rritja e investimeve parashikohet të ngadalësohet më tej, në 3.3%, në përgjigje të dobësimit të kërkesës së jashtme dhe rritjes së kostove të inputeve, pavarësisht mbështetjes nga flukset hyrëse të IHD-ve dhe disa projekteve infrastrukturore në vazhdim.

Rritja e eksportit të mallrave parashikohet të përmirësohet lehtë pasi efekti i mbiçmimit të monedhës do të zbutet, por gjithsesi pritet të mbetet i dobët në vitin 2024 duke pasur parasysh perspektivën për partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

Megjithatë, eksportet e shërbimeve pritet të mbeten kryesisht të paprekura nga ngadalësimi i performancës ekonomike të partnerëve tregtarë, pasi turizmi në Shqipëri mbetet relativisht me kosto të lirë dhe zgjerimi i ofertës turistike dhe infrastrukturës po e bën atë më tërheqës. Kontributi negativ i rritjes së eksporteve neto parashikohet të ulet në vitin 2024./ Monitor

Etiketa: Komisioni Europianrritja ekonomike

Lajme të lidhura

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Ndërtesa përfshihet nga flakët, të paktën 25 viktima

Ndërtesa përfshihet nga flakët, të paktën 25 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26

UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e radhës të klubeve shqiptare në arenën...

Lexo më shumë
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com