GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Deklarata tronditëse e Zelenskyt: Rusia po përgatit luftë në Ballkan

14:37 - 16/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata tronditëse e Zelenskyt: Rusia po përgatit luftë në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, Rusia është e interesuar që ndihma e vendeve perëndimore të shkojë në shumë drejtime.

 

 

“Kur doni të ndihmoni një vend ose filloni ta ndani atë ndihmë dhe vëmendje për shumë vende, pastaj ka shumë sfida, shumë sfida humanitare. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi për të treguar se ka diçka që nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve. Të shpallen zgjedhjet jokushtetuese. Të rrëzohet sërish qeveria aktuale. Të rrëzohet qeveria pro-evropiane”, ka thënë Zelensky.

Fjalët e Zelenskyt mund të jenë të vërteta. Vetë presidenti i etnitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, prej kohësh synon dhe i ka deklaruar planet shkëputëse që do të çonin në destabilizim të Bosnjës dhe gjithë rajonit. Udhëtimet e tij gjithnjë e më të shpeshta në Moskë tregojnë se ka mbështetje për politikat e tij. Përveç lojës me integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës, Dodiku së fundmi përmendi edhe Malin e Zi.

“Serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi”, ka thënë Dodik. Në fund të shtatorit pati një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës parandaluan sulmin dhe konfiskuan një arsenal të tërë armësh. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pjesëtarët e grupit paraushtarak serb që sulmuan në Banjskë kishin për qëllim aneksimin e veriut./ Ekspres

Etiketa: BallkaniKryesore1RusiaZelensky

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com