Ish-Ministër i Drejtësisë Sokol Nako ka treguar në emisionin, se në vitin 2001 ka gjetur raste kur një person I dënuar me burgim kishte dalë jashtë burgut, e në vend të tij dënimin e kryente dikush tjetër.
Këtë deklaratë Nako e ka bërë në studion e emisionin “Opinion”, ndërsa diskutohej rasti i ekstradimit të Behar Bajrit nga Franca.
Pjesë nga biseda në studio
Nako: Unë kam gjetur edhe raste që ishin njerëz të tjerë që kryenin dënimin në vitin 2001.
Fevziu: Kishte hyrë njëri në burg për llogari të tjetrit? Me rrogë rrinte ai në burg?
Nako: Besoj që po.
Fevziu: Kishte dalë njëri jashtë dhe në vend të tij ishte një bedel që e bënte burgun?
Nako: Burgu është një botë shumë interesante.
Fevziu: Dmth i burgosuri kishte dalë dhe kishte hyrë një tjetër.
Discussion about this post