GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eurostat: Veriu i vendit, rajoni me aksidentet më të larta me vdekje

08:16 - 17/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurostat: Veriu i vendit, rajoni me aksidentet më të larta me vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” është personifikimi më i mirë i asaj që ndodh në këtë segment rrugor. Superstrada Lezhe-Milot është një makth për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke pasur një numër të lartë të aksidenteve.

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.

Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Europë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë,Lletonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Europë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia (shih grafikun).

Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug.

Europa, 45 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore

Në vitin 2021, kishte 19 917 viktima në aksidentet rrugore në rrugët e Bashkimit Europian, e barabartë me 45 vdekje rrugore për një milionë banorë, sipas Eurostat.

Rajoni i BE-së me shkallën më të lartë të vdekjeve rrugore ishte rajoni më i largët francez i Guadeloupe, duke regjistruar 159 viktima rrugore për 1 milion banorë, i ndjekur nga Severozapaden në Bullgarinë veriperëndimore (133) dhe Guyane, një tjetër rajon më i largët francez (120).

Në total, për vitin 2021 ishin 24 rajone të BE-së me të paktën 80 vdekje rrugore për 1 milion banorë. Këto rajone ishin të vendosura kryesisht në Rumani (gjashtë rajone), rajonet më të largëta dhe ishullore të Francës (katër rajone), Bullgarisë dhe Greqisë (tre rajone secila), Kroacisë, Polonisë dhe Portugalisë (secila nga dy rajone), dhe pjesa tjetër në Belgjikë dhe Itali (të dhënat e 2020).

Disa nga normat më të larta të vdekjeve në rrugë u regjistruan në rajonet rurale, ndërsa rajonet urbane dhe kryeqytetet prireshin të raportonin norma shumë më të ulëta të vdekjeve në rrugë.

Vetëm dy rajone të BE-së nuk raportuan asnjë vdekje rrugore: Valle d’Aosta/Vallée d’Aoste në Italinë veriore (të dhëna 2020) dhe rajoni relativisht i vogël autonom i Ciudad de Ceuta në Spanjë.

Normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë u vunë re në rajonet urbane, si rajoni i kryeqytetit të Belgjikës (Région de Bruxelles-Capitale / Brussels Hoofdstedelijk Gewest) me 7 vdekje rrugore për 1 milion banorë, rajoni i kryeqytetit austriak të Vjenës (8 ), rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (9) dhe rajoni verior gjerman i Bremenit (gjithashtu 9)./ MONITOR

Etiketa: aksidentet me vdekjeKryesore1veriu i vendit

Lajme të lidhura

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen

09:00 - 28/01/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Aktualitet

18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

08:23 - 28/01/26
Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja
Aktualitet

Policia ndalon një person në qendër të Fierit dhe shoqërohet me furgonin e Forcave ‘Shqiponja

22:25 - 27/01/26
Para
Inteligjenca artificiale ushqen dezinformatat për luftërat!

Inteligjenca artificiale ushqen dezinformatat për luftërat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen

09:00 - 28/01/26

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT...

Lexo më shumë
Protesta kundër autoritarizmit në Serbi, sondazhet: Vuçiç mund t’i humbasë zgjedhjet

Protesta kundër autoritarizmit në Serbi, sondazhet: Vuçiç mund t’i humbasë zgjedhjet

08:55 - 28/01/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

08:23 - 28/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 28/01/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Janar 2026

07:34 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com