GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

CEZ-DIA/ Gazetarja: Njerëzve të Ilir Metës u janë marrë celularët

në Aktualitet, Breaking Views, Ekonomi, prokurori
Kohë leximi: 2 min
A A
CEZ-DIA/ Gazetarja: Njerëzve të Ilir Metës u janë marrë celularët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ftuar në emisionin Të Paeskpozuarit, gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ka zbuluar detaje nga hetimet e çështjes CEZ-DIA. Lala theksoi se kjo çështje është drejt fundit për shkak të mbarimit të afateve pasi dosja është në Prokurori prej 3 vitesh.

Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala është shprehur se, ka informacion se njerëzve të njohur të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëpuntëores më të ngushtë të Monika Kryemadhit u janë sekuestruar celularët nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se ajo ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

“Çështja CEZ-DIA është nisur prej 15 vitesh. Është pushuar nga prokuroria e Tiranës, është rikthyer nga gjykata e Tiranës për së dyti, ka patur një komision hetimor dhe u mbyll vetëm me dënimin e Kastriot Ismailaj, që kishte një kompani dhe ishte kontraktuar nga çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve. Rezultoi se kjo kompani nuk pati rezultat dhe sot e ka përfunduar dënimin.

Gjatë vitit 2020 pas një padie të juristit Romeo Kara, Prokuroria e Posaçme e hapi hetimin për z. Meta, ministrin e asaj kohe, që nuk është marrë direkt me procedurat, por është tamam si në rastin e z. Ahmetaj. Ka patur një dëshmi të ish-drejtorit të CEZ, që thotë se Kastriot Ismailajn ma ka sjellë dhe sugjeruar z. Ilir Meta. Ndërkohë që ka një dëshmi të Elvis Matës. SPAK tashmë nuk po merret vetëm me çështjen e firmave. SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella.

Unë kam informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës u janë sekuestruar celularët. Njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të zonjës Kryemadhi i është sekuestruar celulari nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

Meta është pyetur dy herë dhe e dyta pasi kanë ardhur letër-porositë, qëndrimi që ka patur Meta në Pragë. Është sekuestruar edhe dosja e z. Ismailaj dhe pak para se të lirohej është marrë një dëshmi e tij e gjatë.

Mendoj se kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash”-tha Lala.

Etiketa: CEZ DIAKlodiana LalaKryesore1

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Para
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com