Të gjithë janë gati për spektaklin e madh. Shqipëria sheh veten fare pranë Euro 2024, ku një pikë ndaj Moldavisë do ishte mëse e mjaftueshme për të legjitimuar festën.
8 vite më parë shkonim në Europian për herë të parë dhe veshur kishim fanella të zeza. Edhe sot, në transfertën moldave, djemtë e Sylvinhos janë me uniforma te zeza.
Nga Yerevani në Stadionul Zimbru (Chişinău) ka ndryshuar pothuajse gjithçka, por jo ngjyra e fanellës. Tashmë të gjithë janë gati për të brohoritur me zërin e fitores.
Discussion about this post