GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sterilizimi, masat ndaj Beqajt/ DW: Po goditet korrupsioni i nivelit të lartë

19:10 - 18/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sterilizimi, masat ndaj Beqajt/ DW: Po goditet korrupsioni i nivelit të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hapa drejt zbardhjes së korrupsionit në koncesionin e sterilizimit në Shqipëri. Vendoset masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shendetësisë, Ilir Beqaj, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) pranoi të shtunën (18.11) kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) për të marrë masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. SPAK bën me dije, në një njoftim zyrtar të publikuar të shtunën, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, “është nën hetim për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin Beqja të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO. “Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim i SPAK. Në të theksohet që “hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë procedurës së koncesionit për sterilizimin e instrumenteve për ndërhyrje kirurgjikale kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, 2013-2017, njëherazi edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin në fjalë edhe para marrjes së masës së sigurisë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive në kontratë.

Zbardhja e korrupsionit në koncesionin e sterilizimit

Nën akuzën e prokurorëve të SPAK për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë u arrestua në mes të gushtit të këtij viti ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Një tjetër i arrrestuar në të njëjtën kohë është Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë “Sani Service” që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit të instrumentave për ndërhyrjet kirurgjikale .Koncesioni i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës të socialistëve me kryeministër Edi Ramën.

Dyshimet për korrupsion me paratë publike

Kontrata që Ministria e Shëndetësisë lidhi me kompaninë “Sani Service”kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh për një periudhë 10 vjeçare. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimëshe të mos ofrohej nga spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania “Sani Service.”

Në vitin 2018, vetëm tre vjet pas lidhjes së kontratës rezultoi që kostoja e shërbimit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale njëpërdorimëshe ishte 28,3 përqind më e madhe nga shuma e caktuar në buxhetin e shtetit të atij viti. Kjo përllogaritje solli që në fillim të vitit 2019 të kishte angazhim për të rishikuar setet kirurgjikale lidhur me numrin e instrumenteve në ҫdo set dhe ҫmimin e tyre me synimin e zvogëlimit të kostove.

Dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të Shqipërisë lindën kur në kontratën prej 100 milion eurosh u konstatua që kishte qenë e qartë që kompania “Sani Service” kishte marrë sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë vetëm për një numër të caktuar ndërhyrjesh dhe jo për të gjitha. Kjo krijonte hapësira për rritjen e kostos së ndërhyrjeve kirurgjikale nga buxheti i shtetit.

Kallëzimi i parë penal ndaj shpërdorimit të fondeve publike përmes korrupsionit në koncesionin e sterilizimit u bë në dhjetor 2019 nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.Tre vjet pas denoncimit dhe shndërrimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit ndodhet për t’u zbardhur në tavolinën e SPAK. /DW/

Etiketa: BeqajDWhetimeKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
E njihni? Ky 3-vjeçar është sot moderator i njohur në TV

E njihni? Ky 3-vjeçar është sot moderator i njohur në TV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com