GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rusia nuk ndalet, Zelensky: Sulmet do fuqizohen me ardhjen e dimrit

në Aktualitet, Bota, Breaking Views
Kohë leximi: 1 min
A A
Rusia nuk ndalet, Zelensky: Sulmet do fuqizohen me ardhjen e dimrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të dytën natë radhazi, Rusia lëshoi mbi Kiev një seri sulmesh me dronë. Kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Popko, bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kishin goditur rreth 10 dronë në kryeqytet dhe rrethinat e tij.

Një ditë më herët dronët Shahed e prodhuar në Iran, shenjëstruan infrastrukturën dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 400 qyteza dhe fshatra në jug, julindje dhe veri të vendit.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky vlerësoi forcat ajrore për rrëzimin e numrit më të lartë të dronëve që Rusia kishte lëshuar drejt Ukrainës në më shumë se një javë, ndërsa 29 nga 38 të tillë u goditën nga forcat e Kievit.

“Saktësia juaj djema, praktikisht nënkupton jetë për Ukrainën. Sa më shumë qe t’i afrohemi dimrit, aq më shumë rusët do të përpiqen të fuqizojnë sulmet”, tha Zelensky.

Ai tha se Rusia është duke grumbulluar raketa për ofensivën gjatë dimrit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Gjatë sulmeve të fundjavës u godit gjithashtu një cisternë nafte në Odesa, ku mbi 1500 veta mbetën pa energji.

Ukraina ka bërë me dije se gati 21 mijë njerëz në rajonin e Donjetsk janë pa elektricitet dhe po ashtu 63 vendbanime në Zaporizhia. Dimrin e kaluar sulmet ruse lanë miliona ukrainas pa energji, në temperatura të acarta.

Sakaq, autoritetet në Rusi thanë se një dron ukrainas që po i drejtohej Moskës ishte rrëzuar gjatë së shtunës. Sipas ministrisë së mbrojtjes mjeti pa pilot ishte interceptuar mbi distriktin e Bogorodsky, në periferinë lindore të kryeqytetit.

Etiketa: Rusiaukrainazelenskyy

Lajme të lidhura

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
ZYRTARE/ Merret vendimi, ja kush do të jetë trajneri i Partizanit

ZYRTARE/ Merret vendimi, ja kush do të jetë trajneri i Partizanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com