GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti Biden ashpërson gjuhën ndaj ish-Presidentit Trump

21:28 - 19/11/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Biden ashpërson gjuhën ndaj ish-Presidentit Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden e përfundon pothuajse çdo fjalim duke thënë se është më optimist se kurrë më parë për drejtimin që ka marrë vendi.

Por rishtazi, ai ka folur për një të ardhme shqetësuese për vendin, në rast se Donald Trump-i do të bëhej sërish president.

Presidenti Biden ka akuzuar gjatë ditëve të fundit ish-presidentin republikan se është “i vendosur të shkatërrojë demokracinë amerikane” dhe se po kërkon “hakmarrje” dhe “shpagim”.

Nga fushata elektorale e Presidentit Biden po dërgohen nëpërmjet postës elektronike mesazhe me paralajmërime të forta, si: “Amerika e Trump-it në 2025: Ndalim mbarëkombëtar i abortit”, si dhe “Kampe përqendrimi masive”. Ish-Presidenti Trump ka propozuar organizimin e atij që e quajti operacioni më i madh në historinë amerikane për të arrestuar dhe larguar emigrantët. Por ai nuk ka mbështetur një politikë për një ndalim në rang federal të abortit.

Në të gjitha rastet nxjerrja në pah e kontrastit mes Presidentit Biden dhe ish-Presidentit Trump do të kishte qenë një element qendror i strategjisë së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Por më parë ish-Presidenti Trump përmendej vetëm shkurtimisht, ose aspak, në fjalimet e Presidentit Biden.

Tashmë, në mesazhet e fushatës elektorale Biden janë rritur ndjeshëm referencat ndaj ish-Presidentit Trump, ndërsa ka mbetur më pak se një vit deri në zgjedhje. Ndryshimi, që vjen pas rezultateve të dobëta në anketime të Presidentit Biden, tregon mënyrën se si mund të motivohen më shumë votuesit demokratë për të ndalur zotin Trump, sesa p.sh. duke dëgjuar për investime në infrastrukturë apo energjinë e rinovueshme.

Presidenti Biden ka pranuar se shumë votues nuk janë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë. Votuesit janë të zhgënjyer me inflacionin e lartë dhe kanë shqetësime për moshën e tij të madhe. Pothuajse 81 vjeç, zoti Biden është personi më i moshuar që është zgjedhur president.

Gjatë një fjalimi të mërkurën me donatorët në San Françisko, Presidenti Biden tha se ish-Presidenti Trump po përdor retorikë naziste për të demonizuar kundërshtarët politikë. Komenti u bë pasi ish-Presidenti Trump u zotua të “çrrënjosë” ata që i cilësoi armiq, duke i përshkruar si “vemje”. Por në vazhdim të të njëjtit fjalim, Presidenti Biden iu rikthye motos së zakonshme, duke thënë se “nuk kam qenë ndonjëherë më optimist për të ardhmen e vendit”.

Ekziston një kakofoni mes shpresave të ushqyera nga Presidenti Biden për një Amerikë në ngritje dhe paralajmërimeve të tij të forta se vendi mund të bjerë pre e dikujt që ai e quan një tiran të ardhshëm. Zyrtarët e fushatës së tij thonë se dy mesazhet mbështesin njëra-tjetrën.

“Nuk mendoj se kundërshtojnë njëra-tjetrën. Këto janë dy anë të së njëjtës medalje dhe është përgjegjësia jonë që të nxisim në të dyja drejtimet”, tha Michael Tyler, drejtor për komunikimet në fushatën elektorale Biden.

Kur u pyet për komentet e Presidentit Biden dhe krahasimet me retorikën naziste, Steven Chung, zëdhënës i fushatës elektorale Trump tha se Presidenti Biden po “shkatërron demokracinë”.

“Është e papranueshme dhe raciste” që Presidenti Biden “të bëjë këtë lidhje neveritëse” me nazistët, tha zoti Cheung. “Por nuk do të prisja prej tij që të sillej në një mënyrë të nderuar. Ai vuan qartësisht nga Sindromi i Çrregullimit Trump dhe duhet të marrë ndihmë profesionale”.

Edhe nëse Presidenti Biden arrin të tejkalojë rezultatet e ulëta në anketime dhe të fitojë një mandat të dytë, nuk ekziston ndonjë garanci se demokracia do të shpëtohet automatikisht.

Në një fjalim në 9 nëntor për donatorët në Çikago, presidenti pranoi se do t’i duhet të krijojë një ndjesi uniteti duke e rikthyer vendin tek parimet e barazisë të Deklaratës së Pavarësisë. Por, këto janë po të njëjtat parime që ai thotë se dëshirojnë t’i braktisin ish-Presidenti Trump dhe miliona mbështetësit e tij.

“…nëse nuk e bashkon dot vendin, si ruan vazhdimësinë e një demokracie pjesëmarrëse nëse nuk arrin dot konsensusin?”, tha ai. “Si do të funksiononte kjo?!”/ VOA

 

Lajme të lidhura

Përjashtimi i Spanjës, NATO reagon mbi e-mail-in e Pentagonit: Nuk ekziston si nen
Botë

Përjashtimi i Spanjës, NATO reagon mbi e-mail-in e Pentagonit: Nuk ekziston si nen

20:46 - 24/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

14:45 - 24/04/26
Para
Partizani mendon për të ardhmen, kampionët afrojnë një mbrojtës

Partizani mendon për të ardhmen, kampionët afrojnë një mbrojtës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 25/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve

07:58 - 25/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Prill 2026

07:48 - 25/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 25 Prill 2025

07:32 - 25/04/26
Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar

23:00 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com