GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Stoltenberg në Bosnjë: Shqetësim nga retorika e ndarjes e ndikimi rus

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg në Bosnjë: Shqetësim nga retorika e ndarjes e ndikimi rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha ditën e sotme në Sarajevë, se Aleanca ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimin rus në rajon.

Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, mëngjesin e së hënës.

Krishto tha se Bosnjë e Hercegovina është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit (MAP), i cili, sipas saj, tregon se ka vendim politik nga NATO-ja se ajo mund të bëhet anëtare e aleancës.

“Ne duhet ta arrijmë një konsensus politik dhe përmes dialogut të vijnë deri te pozicionet të cilat janë shumë të rëndësishme për Bosnjë e Hercegovinën kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me NATO-n”, tha Krishto.

Përfaqësuesi i lartë i Bosnjë e Hercegovinës, Christian Schmidt, tha pas takimit me Stoltenbergun se është e nevojshme ndërtimi i besimit në sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe se kjo është, në mesin e shumë gjërave, përgjegjësi e politikanëve vendorë.

“Po punojmë rreth kësaj dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe NATO-s”, tha Schmidt.

Stoltenbergu e theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të lartë për proceset e pajtimit në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se “çfarëdo tentimi për ta minuar pozicionin e tij do ta kthejë mbrapa Bosnjë e Hercegovinën”.

Stoltenberg mbërriti në Bosnjë të dielën vonë dhe darkoi me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Denis Beçiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjes, njoftoi në Facebook se gjatë vizitës, shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake mbetet garantues i sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

“Ai tha se NATO-ja nuk e aprovon një retorikë e cila nxit ndarje dhe e rrezikon funksionimin e institucioneve të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës. Ai, po ashtu, nënvizoi se rrugët e Bosnjë e Hercegovinës drejt Evropës dhe NATO-s janë të qëndrueshme, dhe se NATO-ja do t’i mbështet proceset e reformave, të cilat e sjellin Bosnjë e Hercegovinën më pranë NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shkroi Beçiroviq.

Më parë, Stoltenberg kishte deklaruar se Bosnja e Hercegovina, bashkë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, i përkasin vendeve që e meritojnë një vëmendje të veçantë nga NATO-ja./ REL

Etiketa: BosnjaStoltenberg

Lajme të lidhura

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë
Aktualitet

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:56 - 04/06/26
I përfshirë në planin për vrasjen e Bamit, lihet në burg i afërmi i deputetit të PS
Aktualitet

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi

12:50 - 04/06/26
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë

12:48 - 04/06/26
Para
Kastrati fut hundët në projektin 12. 4 miliardë lekë të Kumbaros për Rinasin dhe Doganën

Kastrati fut hundët në projektin 12. 4 miliardë lekë të Kumbaros për Rinasin dhe Doganën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë
Aktualitet

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:56 - 04/06/26

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

Lexo më shumë
I përfshirë në planin për vrasjen e Bamit, lihet në burg i afërmi i deputetit të PS

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi

12:50 - 04/06/26
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë

12:48 - 04/06/26
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele

12:31 - 04/06/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për dosjen “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC

12:20 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom