GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BERZH, raporti: Shqipëria vendi me qeverisjen më të keqe, pas Bosnjes

12:53 - 21/11/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
BERZH, raporti: Shqipëria vendi me qeverisjen më të keqe, pas Bosnjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se Shqipëria është vendi me qeverisjen më të keqe në Europë, pas Bosnjes.

Në raportin e Tranzicionit për vitin 2023, për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet.

Kjo e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë me qeverisjen më problematike në Europë duke lënë pas vetëm Bosnjen, e cila vlerësohet me 4.09 pikë. Në vendin e tretë nga fundit, rezulton Kosova me 4.85 pikë, ndërsa vendet e tjera kanë një vlerësim që luhatet nga 5 deri në 8 pikë.

Indikatori i mirëqeverisjes është një nga treguesit më të rëndësishëm në Raportin e Tranzicionit. Ai mat cilësinë e institucioneve politike dhe ekonomike të një vendi, standardet e integritetit, kontrollin e korrupsionit si dhe sundimin e ligjit. Vec kësaj treguesi mat edhe cilësinë e qeverisjes së korporatave private.

Por vendi i parafundit në Europë nuk është shqetësimi i vetëm për Shqipërinë. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është përkeqësuar nga viti në viti.

Në vitin 2016, Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë në treguesin e mirëqeverisjes. Vitin e kaluar treguesi zbriti në 4.74 pikë, ndërsa për këtë vit ai ka zbritur më tej në 4.71 pikë.

Në raport, BERZH vëren se treguesi i mirëqeverisjes është përmirësuar në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, ndërkohë që vendet e vetme ku qeverisja ka shënuar përkeqësim të ndjeshëm janë Shqipëria, Bosnja, Libani dhe Polonia./ Kapitali

Etiketa: BERZHEdi Ramakeqqeverisjaraporti

Lajme të lidhura

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Peshëngritje, Ertjan Kofsha shpallet kampion bote për të rinj

Peshëngritje, Ertjan Kofsha shpallet kampion bote për të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com